LAJMI I FUNDIT:

Me 30 kilogramë kanabis gati për shitje, tre të arrestuar në Vlorë

Me 30 kilogramë kanabis gati për shitje, tre të arrestuar në Vlorë
ilustrim

Policia e Vlorës ka sekuestruar 30 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe ka vënë në pranga tre persona.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për transportin e një sasie lënde narkotike nga 3 shtetas, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me “Shqiponjat” dhe Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor anti-drogë të koduar “Bishani”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë tre shtetasve.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra gjatë operacionit policor, në fshatin Bishan, bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjetit me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike.


Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip Ford, në të cilin ata udhëtonin, u gjet lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, me peshë 30 kilogramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori