LAJMI I FUNDIT:

30 hektarë në Suharekë për FSK-në, vendimi që ua ndalon profesorëve të UP-së të punojnë në kolegje private dhe vrasja e trefishtë në Lipjan – lajmet e javës

30 hektarë në Suharekë për FSK-në, vendimi që ua ndalon profesorëve të UP-së të punojnë në kolegje private dhe vrasja e trefishtë në Lipjan – lajmet e javës

Javën që po lëmë pas Qeveria e Kosovës ka marr vendim që një pronë me sipërfaqe mbi 30 hektarë në Suharekë t’i kalojë në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes, respektivisht Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Po javën që po lëmë pas, saktësisht të premten Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka marr vendim që profesorëve të UP-së tu ndalohet të punojnë edhe në kolegje private.


Ndërkaq, të premten vendi u trondit nga një vrasje e trefishtë në Lipjan, ku një person vrau gruan dhe djalin dhe më pas edhe veten.

30 hektarë në Suharekë i kalojnë në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes

Prona me sipërfaqe mbi 30 hektarë e njohur si ish “Damperi” në Suharekë tashmë i ka kaluar në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë FSK-së.

Vendimi është marr në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

“Në mbledhjen e 153 të Qeverisë, u mor vendimi që prona me sipërfaqe mbi 30 hektarë e njohur si ish ‘Damperi’ të kalojnë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kësisoj dhjetëra hektarë do të jenë në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës për zhvillim të trajnimeve dhe aktiviteteve të tjera të parapara në kuadër të planit operacional të FSK-së”, thuhej në njoftimin e Qeverisë së Kosovës në Facebook.

Universiteti i Prishtinës ua ndalon profesorëve të mbajnë mësim edhe në kolegje private

Profesorëve të Universitetit të Prishtinës u është ndaluar që të punojnë edhe në kolegje private.

Ky vendim është marrë të premten nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës. Kështu ka konfirmuar Altin Sahiti, anëtar i këtij këshilli, transmeton Telegrafi.

Sahiti në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ky vendim është i vonuar për 24 vjet.

“Vendim që ka vonuar për 24 vite, por që në mbledhjen e fundit me propozimin tim dhe me përkrahjen e Anëtarëve kemi ndaluar që Profesorët t’i ndihmojnë konkurrencës në plan programet dhe aktivitetet e tyre! Njëkohësisht është hequr një e padrejtë që i ka ndaluar Profesorët Universitar me qenë pjesë e Trupave Kolegjiale Profesionale si Borde në Ndërmarrje Publike, Trust, BQK, KKRF etj”, thotë ai.

Ai ka deklaruar se këto vendime janë të bazuara mbi parimet etike, ndërsa ka thënë se vazhdojnë me reformimin e Universitetit më të mirë në vend.

Ndryshe, edhe zëdhënësja e UP-së, Marigona Vrajolli konfirmoi për Telegrafin se vendimi është marrë gjatë ditës së premte.

“Më lejoni të konfirmoj se Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka nxjerrë një vendim në bazë të të cilit nuk lejohet angazhimi i personelit akademik në kolegje/ institucionet private”, tha ajo.

Vrasje e trefishtë në Lipjan, një person vrau gruan, djalin dhe më pas veten  

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur ditën e premte në fshatin Rufc të vjetër, komuna e Lipjanit.

Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke konfirmuar se i dyshuari mashkull kosovar ka vrarë bashkëshorten, djalin e tij dhe më pas vetën, transmeton Telegrafi.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dy revole dhe 4 gëzhoja.

“Fsh. Rufc i Vjetër, Lipjan 28.07.2023 – 16:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja. Gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se vrasja e trefishtë në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhur brenda familjes.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti.

“Lidhur me rastin i cili ndodhi sot në fshatin Rufc të Lipjanit, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori