Gjykata Penale Shkupi 1 me kërkesë nga prokuroria i caktoi 30 ditë paraburgim Toni Jakimoskit, ish shefi i kabinetit të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov i cili dyshohet për përvetësim të parave në DSK.

Ai është i dyshuar së bashku me dy persona të tjerë, të punësuar në DSK, nga ku S.M (30) iu caktua paraburgim prej 30 ditësh, ndërsa për të dyshuarin e dytë K.J i është caktuar masa parandaluese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto tre dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën e tyre dhe kanë dëmtuar buxhetin për 50.670.000.00 denarë.

Arrestohet ish shefi i kabinetit të DSK-së Toni Jakimovski Arrestohet ish shefi i kabinetit të DSK-së Toni Jakimovski

Nga prokuroria thonë se nga vitit 2007 deri në maj të vitit 2017 të dyshuarit, si zyrtarë në DSK kanë vepruar në kundërshtim të udhëzimeve për përdorimin e mjeteve të posaçme të DSK-së./Telegrafi/