Qytetarët e Kosovës, kanë edhe dy muaj kohë që të legalizojnë armët.
Pas kësaj përudhe, armët e paligjshme do të konfiskohen dhe dënimi për posedimin ilegal mund të jetë me gjobë, por edhe me burgim. Në një konferencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për procesin e legalizimit të armëve, u bë e ditur se 4 muajt e fundit mbi 700 qytetarë e kanë shfrytëzuar mundësinë e parashtrimit të kërkesave për legalizim, ndërsa afër 300 prej tyre kanë marrë pëlqimin e MPB-së për legalizim.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ilmi Zeka tha se me këtë iniciativë, qytetarëve te Kosovës u mundësohet që respektojnë rendin dhe ligjin. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të shfrytëzojnë këtë mundësi, edhe për dy muaj , për shkak se pas kësaj periudhe posedimi I armëve të paligjshme do të ndëshkohet me gjobë, por edhe burgim deri në 10 vjet.
“Në katër muajt e fundit, 723 qytetarë e kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe kanë parashtruar kërkesa për legalizim. 291 kanë marrë pëlqimin në MPB dhe sot unë do të dorëzoj mbi 10 pëlqime në fund të këtij takimi”, tha Zeka.
Zeka tha se që nga nisja e zbatimit të ligjit për armëve, ka rënë numri i incidenteve me armë me posedim legal.
“Qëllimi i kësaj iniciative është që tu japë mundësi qytetarëve që zotërojnë ligjërisht një armë sipas kushteve të ligjit për armë i cili është i harmonizuar me direktivat e armëve të zjarrit të BE-së. Që kur nisi zbatimi i ligjit për armët, pak incidente kanë ndodhur me armë me posedim të ligjshëm. Shumica e tyre kanë ndodhur me armë posedim të armëve në mënyrë të paligjshme dhe mbi 20 perona kanë humbur jetën”, tha Zeka.
Ndërsa në cilësinë e drejtorit të Divizionit për Siguri Publike pranë Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se kampanja për legalizimin e armëve deri tani është e suksesshme dhe se numri i aplikacioneve nuk është i kënaqshëm.
“Numri i qytetarëve që kanë aplikuar për legalizimin e armëve nuk është për t’u injoruar. Deri më tash kemi 659 aplikacione të qytetarëve gjithandej Kosovës. Prej regjionit të Prishtinës 179 aplikacione, regjioni i Gjilanit 109 aplikacione, dhe Prizreni me 106 të tjerët janë në numër pak më të vogël. Gjithsejtë prej këtyre 289 aplikacione për pistoleta, 228 aplikacione për punë gjuetie , dhe 132 për pushkë të tipit karibin. Ndërsa pushkë të tjera automatike dhe gjysmëautomatike janë 4 dhe 6 aplikacione të tjera janë të kombinuara pushkë ajrore dhe pushkë tjera”, tha Hoxha.
Valbona Bogujevci, koordinatore në UNDP, tha se në maj të vitit 2018 Kombet e Bashkuara njoftuan agjendën e re të çarmatimit të quajtur ‘sigurimi i së ardhmes së përbashkët’ e cila përshkruan një serë masash praktike në të gjithë gamën e c ‘armatimit duke përfshirë armët e shkatërrimit në masë dhe ato konvencionale. Kjo sipas saj shpërfaq përpjekjet et përbashkëta për paqe dhe siguri.
Bogujevci ka përgëzuar institucionet e Kosovës që ishin ndër të parat në rajon për miratimin e strategjisë dhe planin e veprimit për armët e Vogla dhe të Lehta.
“I përgëzoj institucionet në Kosovë, sepse ju ishit të parat në rajon që ndryshuat dhe miratuat strategjinë si dhe planin p e veprimit përkatës për armët e lehta dhe të vogla dhe mbajtët takimin e parë koordinues në rajon pas miratimit të planit të veprimit”, tha Bogujevci.
Njëri nga aplikantët për legalizimin e armëve, Shefik Surdulil, që është edhe pasionant i gjuetisë, tha se mbajtja ilegal e armës paraqet rrezik shumë dimensional, ndërsa legalizimi krijon mundësi të madhe si për mbajtësin e armës, ashtu edhe familjen e tij. Ai inkurajoi qytetarët që të ndjekin shembullin e tij.
Ai ka treguar për procedurat e aplikimit.
“Këtë e kam bërë menjëherë posa ka filluar paraqitja për legalizim. Është një procedurë e thjeshtë dhe e lehtë. Jam paraqitur në stacionin policor në Gjilan kam bërë kërkesën, pastaj edhe procedurat e tjera që për mua kanë qenë të lehta dhe të thjeshta”, tha Surdulli.
Më 31 mars 2017 Qeveria e Kosovës miratoi ligjin për legalizimin dhe e dorëzimin e armëve, mjeteve dhe pajisjeve shpërthyese.
Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendimin për legalizimin e armëve të vogla dhe të lehta, ndërsa periudha e legalizimit pati nisur nga data 17 dhjetor 2018 dhe do të jetë në fuqi për 6 muaj, përkatësisht me datë 17 qershor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/rama-dhe-veliaj-1-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
![Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/erion-veliaj-1-e1734623820808-780x439.jpg)
Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe