LAJMI I FUNDIT:

26 vjet nga ndërhyrja e NATO-s , Krasniqi: Një histori suksesi e lirisë

26 vjet nga ndërhyrja e NATO-s , Krasniqi: Një histori suksesi e lirisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar sot 26-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, duke e cilësuar atë si një histori suksesi të lirisë dhe demokracisë.

“26 vjet më parë, bota e lirë i doli zot historisë. Në një moment vendimtar për popullin tonë, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli ynë po luftonin kundër gjenocidit të pushtuesit serb, NATO ndërhyri në Kosovë”, theksoi Krasniqi.

Ai kujtoi marsin e vitit 1999, kur aleanca më e fuqishme ushtarake ndërhyri për të ndalur makinerinë serbe të krimit dhe për ta larguar përgjithmonë pushtuesin nga Kosova.


“Sot, 26 vjet më pas, Kosova është një shtet i lirë dhe sovran, një histori suksesi e lirisë dhe demokracisë në rajon”, tha ai, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në këtë arritje historike.

Në këtë përvjetor, Krasniqi kujtoi dëshmorët e rënë për liri, duke përçuar respektin dhe ngushëllimet për familjet e tyre.

“Mirënjohje e përjetshme NATO-s dhe të gjithë atyre që qëndruan në anën e duhur të historisë. Falë ndërhyrjes së saj, Kosova është e lirë, dhe liria jonë është e përhershme!” përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Drejtësi
Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Lajme
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Konfiskohen 860 flakona botox, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Konfiskohen 860 flakona botox, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Kronika e Zezë

"Kemi pasur pritje më të mëdha", Haziri: Duhet hetim i plotë për votat me postë

Lajme
Kalo në kategori