LAJMI I FUNDIT:

26 vjeçari nga Gjilani e shantazhonte me marrëdhënie seksuale një 14 vjeçare, Prokuroria kërkon paraburgim

26 vjeçari nga Gjilani e shantazhonte me marrëdhënie seksuale një 14 vjeçare, Prokuroria kërkon paraburgim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktim të masës së paraburgimit ndaj 26 vjeçarit i cili dyshohet se ka shantazhuar një vajzë të mitur nga Gjilani

‘Kallxo’ ka siguruar kërkesën e Prokurorisë e cila i është dërguar Gjykatës Themelore në Gjilan.

Në kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan thuhet se 26 vjeçari  ka shantazhuar të miturën përmes rrjetit social Facebook, që të dal të takohet me të dhe të ketë marrëdhënie intime, sepse në të kundërtën ai do t’i zbuloj dhe publikoj fotografitë.


Në kërkesën për paraburgim thuhet se në ato fotografi, e mitura kishte dal e zhveshur me ish të dashurin e saj.

Prokuroria Themelore në Gjilan në kërkesën për paraburgim ka cekur se për këtë vepër penale parashihet dënim me burg prej gjashtë deri në pesë vite,.

‘Këto janë rrethana të cilat ashtu të sublimuara paraqesin rrethana veçanërisht rënduese për natyrën e veprës penale ,pasi që me këtë rast është bërë atak mbi nderin dhe autoritetin e një fëmije e që organet e drejtësisë e kanë për obligim në mbrojtjen e të mirës juridike që i përkasin njeriut në përgjithësi e në theks të veçantë të kësaj kategorie të ndjeshme –fëmijëve që mbrohen me konventat ndërkombëtare e që institucionet gjyqësore ,, si autoritet e kanë obligim për respektuar obligimet e njëjta pozitive që bien mbi institucionet e Kosovës’, thuhet në kërkesën e prokurorisë.

I pandehuri, 26 vjeçar gjendet nën masën e ndalimit që nga data 24 janar, ndërsa rasti ka ndodhur me 23 janar rreth orës 20:00.

Bazuar në provat, dëshmitë dhe fotografitë e mesazheve, prokuroria ka paraqitur kërkesën kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj 26 vjeçarit.

Në kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kërkohet nga Gjykatësi i procedurës paraprake pas seancës dëgjimore të pandehurit t’i shqiptojë masën e paraburgimit si masë e sigurisë së prezencës së të pandehurit në procedurë si dhe të pengohet obstrukcioni që mund t’i bëhet procesit të provuarit në njërën anë dhe shqetësimit të të dëmtuarës dhe familjarëve të saj nga ana tjetër.

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori