Më 25 gusht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall gjendjen e krizës energjetike

Më 25 gusht Qeveria e Maqedonisë do ta shpallë gjendjen e krizës në sektorin e energjisë.
Sipas informacioneve të siguruara nga Alsat, nesër do të mblidhet Komisioni për Menaxhimin e Krizave, i cili përbëhet nga disa ministra dhe ekspertë, të cilët duhet të formojnë mendim dhe t’i rekomandojnë qeverisë në seancën e së enjtes të shpallë gjendje krize në sektorin e energjisë.
Vendimi në fuqi do të hyjë nga 1 shtatori.
“Pavarësisht vendimit për shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin e energjisë, autoritetet vazhdojnë të sigurojnë se kufizime të energjisë elektrike nuk do të ketë në vend. Nga 1 shtatori hyjnë në fuqi edhe masat e Qeverisë për kursimin e energjisë elektrike. Në institucionet publike janë të detyrueshme, kurse për amvisëritë dhe kompanitë private janë në formë rekomandimi”, raporton Ile Petrevski – gazetar.
Me këtë hap të Qeverisë, do të mundësohet që kompanitë energjetike të mund të fitojnë më shumë të holla në kohë krize, me qëllim të prodhimit më të madh të rrymës dhe blerjes së thëngjillit dhe mazutit.
Nga EMV-ja për Alsat njoftojnë se gjatë gjendjes së krizës vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti, centralet e shtetit nga buxheti kanë fituar 171 milionë euro për tejkalimin e problemeve. Sipas informacioneve tona, për furnizim dhe prodhim të rrymës, EMV ka shfrytëzuar rreth 86 milionë euro vitin e kaluar ndërsa këtë vit 79,5 milionë euro. Për energji termike, ndihma financiare ka qenë rreth 6 milion euro.
Përndryshe, biznesi dje doli me të dhëna alarmante për problemet me të cilat ballafaqohet sektori privat.
Për shkak të shpenzimeve të rritura për faturat e rrymës, afaristët kërkojnë ndihmë urgjente financiare apo sigurimin e rrymës më të lirë për sektorin real.
Në të kundërtën, paralajmërojnë që shumë kompani do të mbyllen ndërsa shumë punonjës do të mbeten pa punë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri