LAJMI I FUNDIT:

24-vjeçari nga Taxhikistani, Komron Zukhurov i kërkuar për terrorizëm ekstradohet në Gjermani

24-vjeçari nga Taxhikistani, Komron Zukhurov i kërkuar për terrorizëm ekstradohet në Gjermani

Sot është bërë ekstradimi nga Tirana drejt Gjermanisë, i shtetasit Komron Zukhurov 24 vjeç, lindur në Dushanbe, Taxhikistan.

24 vjeçari u kap nga Drejtoria e Antiterrorit, Tiranë, pas një punë investigative edhe me antiterrorin në Gjermani.


Zukhurov ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi autoritetet gjyqësore të Gjykatës Federale në Karlsruhe, me vendim Nr. 2 BGs 245/20 datë 21.04.2020, kanë lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “anëtar i një organizate të huaj terroriste” parashikuar nga Kodi Penal gjerman.

Ai së bashku me personat e tjerë të akuzuar, i udhëhequr nga një besim radikal fundamentalist, ngriti një qelizë në territorin e Republikës Federale të Gjermanisë, me qëllim që të ndërmerrte ‘xhihad’ në emër të “IS”, në kuptimin e një lufte të armatosur kundër “jobesimtarëve”, në Gjermani dhe jashtë saj, me qëllim kryerjen e sulmeve në Gjermani ose Taxhikistan duke përdorur armë zjarri dhe eksplozivë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden/Gjermani u bë i mundur ekstradimi i tij drejt Gjermanisë. /TCh/