LAJMI I FUNDIT:

22 vite nga atentati ndaj Gligorovit, procedura hetimore akoma e hapur

22 vite nga atentati ndaj Gligorovit, procedura hetimore akoma e hapur

Sot bëhen 22 vite nga atentati i pasuksesshëm mbi presidentin e parë të Maqedonisë, Kiro Gligorov. Ai i mbijetoi atentatit me lëndime të rënda në kokë.

Por edhe sot mbetet mister se kush dhe pse e kreu atentatin, ndërsa procedura hetimore akoma është e hapur, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sulmi u krye me veturë-bombë më 3 tetor të vitit 1995 në orën 09:50 në rrugën “Maqedonia” para hotelit “Bristol” në Shkup, kur Gligorov me veturën zyrtare lëvizte për në zyrën e tij drejt Kuvendit.

Në makinën “Citroen ami 8” ishin fshehur 20 kilogram eksploziv, i aktivizuar nga distanca.

Në këtë atentat humbi jetën shoferi i Gligorovit, Aleksandar Spirovski, ndërsa u lëndua edhe truproja Ilço Teovski. Ndërsa nga lëndimet e marra humbi jetën edhe kalimtari i rastit Hristo Hristomanov.

Presidenti Kiro Gligorov ndërroi jetë më 1 janar të vitit 2012 në moshën 94 vjeçare./Telegrafi/