LAJMI I FUNDIT:

Më 21 prill votimi për shkarkim të katër kryetarëve dhe miratimi i planit të aktiviteteve – gjithçka rreth procesit zgjedhor në veri

Më 21 prill votimi për shkarkim të katër kryetarëve dhe miratimi i planit të aktiviteteve – gjithçka rreth procesit zgjedhor në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar tashmë planin e aktiviteteve për votimin për apo kundër largimit të kryetarëve në katër komunat veriore të Kosovës.

Në mbledhjen e së hënës, KQZ mori vendim për shkurtimin e kohëzgjatjes së afateve dhe miratoi Planin e Aktiviteteve për votimin për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.


Sipas vendimit të KQZ-së, aktivitetet kryesore për organizimin e këtij procesi, i referohen afatit prej 44 ditësh dhe janë si në vijim:

Fushata për ose kundër largimit të kryetarëve të komunave fillon më 19 prill dhe përfundon në orën 07:00 më 21 prill 2024;

Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhgueseve të OJQ-ve vendore, ndërkombëtare dhe mediave fillon më 01 prill dhe përfundon më 15 prill 2024;

Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike fillon më 1 prill dhe përfundon më 15 prill 2024;

Emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve bëhet më 17 mars 2024;

Emërimi i Këshillave të Vendvotimit fillon më 10 prill dhe përfundon më 11 prill 2024;

Publikimi i listës së qendrave të votimit bëhet jo më vonë se 16 mars 2024;

Periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës fillon më 18 mars dhe përfundon më 3 prill 2024;

Afati për kundërshtimin dhe konfirmimin e listës së votuesve fillon më 18 mars dhe përfundon më 5 prill 2024;

Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës fillon më 29 mars dhe përfundon më 3 prill 2024;

Certifikimi i Listës Votuese bëhet jo më vonë se 9 prill 2024;

Periudha e votimit përmes postës për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës fillon më 12 prill dhe përfundon më 20 prill 2024;

Aplikimi për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta dhe në institucione fillon 10 prill. dhe përfundon më 18 prill 2024;

Gjithashtu, në këtë mbledhje KQZ shqyrtoi dhe miratoi planifikimin buxhetor për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024. Sipas vendimit të KQZ-së, buxheti i planifikuar për organizimin e këtij procesi është në shumën: 233,204 euro.

A do të rikandidojnë kryetarët aktualë?

Vetëm dy ditë pa i mbushur një vit prej kur janë zgjedhur, për shkarkimin e katër kryetarëve të komunës së veriut, më 21 prill do të organizohet proces i votimit. Kryetarët thonë se punuan aq sa mundën, por nuk besojnë se do të kandidojnë sërish.

Partitë politike ende nuk janë deklaruar nëse do të kenë kandidatë apo kush do të jenë ata.

Vështrimi nga dritarja ishte forma e tij e vetme për të parë, se çfarë po ngjante jashtë objektit të komunës për gati një vit.

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi edhe të hënën po vështronte nga dritarja qytetin verior që e udhëheq.

Por, pasi peticioni u nënshkrua nga 20 për qind të qytetarëve të komunës së tij, Hetemi është i bindur që do të mblidhet edhe numri i votave për ta shkarkuar.

I pari i Leposaviqit, i cili 7 muajt e parë të mandatit i kaloi i ngujuar në komunë, tregon nëse do të rikandidojë sërish për postin e kryetarit.

“Jo nuk besoj, nuk besoj që do të kandidoj më, është e kotë”, ka thënë ai.

Për dallim nga ai, lideri lokal i Zveçanit shprehet skeptik, se do të arrihen votat për shkarkimin e tij.

Por, nëse kjo arrihet, Ilir Peci shprehet i gatshëm të rikandidojë për pozitën e kryetarit.

“Për 20 përqindëshin e kemi ditë, sa i përket 50 për qind plus 1, absolut nuk ka shanse me u mbledh, nëse llogariten vetëm qytetarët e Republikës së Kosovës, nëse vijnë dhe votojnë sikur herëve tjera nga Serbia mund të shkojmë edhe qind për qind, por nëse llogariten vetëm qytetarët e Kosovës, të Komunës së Zveçanit nuk ka mundësi me u arrit 50 plus 1 vota. Nëse partia është e interesuar që ne prapë te jemi kandidat, të na përkrahë – pra jeni i gatshëm të rikandidoni- besoj se po”, ka thënë Peci.

RTK provoi ta marrë një përgjigje nga Lista Serbe rreth pjesëmarrjes së saj në rast se organizohen zgjedhjet, por kontakti me ta ishte i pamundur. Sipas Udhëzimit Administrativ, nëse 50 për qind +1 të qytetarëve në listën e votuesve votojnë në favor të largimit të kryetarit, atëherë ai shkarkohet nga pozita.

Më 21 prill votimi për shkarkim të kryetarëve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) javën që lamë pas ka vendosur që më 21 prill të mbahet votimi për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri, në  Leposaviq, Zveçan, Zubin-Potok dhe Mitrovicë të Veriut.

Burim Ahmetaj, kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së i bëri të ditur të dhënat e detajuara për katër komunat në veri lidhur me nënshkrimet, gjegjësisht peticionet.

“Marr parasysh kohën e nevojshme për përgatitjen procedurale dhe organizmin teknik Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve konsideron se koha më e përshtatshme për organizmin e procesit të votimit mund të jetë data 21 prill 2024 për të cilin nevojitet vendim për caktimin e kësaj date si datë për mbajtjen e procesit të votimit për largimin e kryetarëve”, tha Ahmetaj.

KQZ më pas në mbledhjen e javës së kaluar me 8 vota për dhe 2 abstenim miratoi datën 21 prill për votim për shkarkim të kryetarëve në veri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori