LAJMI I FUNDIT:

2020: Mbi 24 miliardë pajisje të lidhura me internet!

2020: Mbi 24 miliardë pajisje të lidhura me internet!

Siç është përmendur më herët gjatë kësaj jave, sot bota ka më shumë se 9 miliardë pajisje të lidhura në “internetin e gjërave”, numër ky i cili do të “eksplodojë” në 24 miliardë deri në vitin 2020.

Këto statistika janë lëshuar së fundmi nga GSMA, grupi tregtar botëror i industrisë mobile.

Numri i përgjithshëm i pajisjeve mobile do të dysfishohet nga 6 miliardë sa është sot, në 24 miliardë deri në vitin 2020, thotë GSMA.

Kjo rritje marramendëse e numrit të pajisjeve mobile do t’i sjell operatorëve mobil botëror mbi 1.2 trilionë dollarë deri në 2020, ose shtatë herë më shumë të hyra krahasuar me 2011.


Mirëpo, çka do të thotë “interneti i gjërave”? Më shumë televizorë, vetura, DVD, foto korniza dhe natyrisht telefona dhe tablet, të lidhura me internet.

Ky është një ndryshim i madh i cili do ta implikojë shumë secilin aspekt të shoqërisë moderne, në të cilën edhe ne bëjmë pjesë. / Telegrafi /