LAJMI I FUNDIT:

20-vjeçarit në Prizren i anulohet leja e vozitjes për të gjitha kategoritë, kishte kundërvajtje të përsëritura

20-vjeçarit në Prizren i anulohet leja e vozitjes për të gjitha kategoritë, kishte kundërvajtje të përsëritura
Foto: Arkiv

Një 20 vjeçarit në Prizren i është anuluar leja e vozitësit për të gjitha kategoritë, me 21 pikë negative për shkak të kundërvajtjeve të përsëritura.

Sipas një postimi të Policisë së Kosovës në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjatë një kontrolli rutinor është gjetur se kundërvajtësit përkundër që i ishte konfiskuar patentë shoferi, i njëjti ka vazhduar të drejtojë mjetin motorik.

“Drejtoria rajonale e policisë Prizren, Njësia e Trafikut Rajonal në Prizren më datë 21.05.2024, gjatë kontrollit rutinë kanë ndalur veturën me targa vendore drejtuar nga vozitësi shtetas i Kosovës viti i lindjes 2004. Gjatë verifikimit është gjetë se kundërvajtësi në fjalë edhe pse e kishte të konfiskuar patentë shoferin në bazë të ligjit 05/L-088 nga neni 55.3, i njëjti edhe më tutje ka vazhduar të drejtonte mjetin motorik ku i kishte të shqiptuara edhe nëntëmbëdhjetë (kundërvajtje) vazhdime ndalesë e përkohshme të cilat nuk i ka përfill kundërvajtësi”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se me këtë rast, Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal në Prizren kanë konfiskuar mjetin motorik në bazë të ligjit 08/L-0186 nga neni 246 paragrafi 6, si dhe i anulohet leja e vozitjes për të gjitha kategoritë në bazë të nenit 245 paragrafi 7. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

Siguri

"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova

Lajme
Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Drejtësi
Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë

Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë

Lajme
I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

Lajme
Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Lajme
Kalo në kategori