Shumë persona vuajnë nga aknet dhe shenjat që ato lënë pas vetes.

Krahas mundimeve të shumta për largimin e tyre, mund të vijnë edhe zhgënjimet, pasi luftimi i tyre nuk është aq i lehtë.


Aknet janë shtuar edhe më shumë tani me përdorimin e maskave.

Dr. Melissa Levin, një dermatologe e vendosur në New York, jep 20 këshilla kundër akneve, miratuar nga mjekë, për revistën Seventeen:

  •  Gjithmonë lajeni fytyrën para se të flini.

  •  Mos harroni asnjëherë kremin hidratues.

d449e3 8d0d5f233af64c83b9b8b6dfae81daff mv2

  •  Lani/ndërroni shpesh maskën. Pambuku është materiali më i mirë.

  • Shpëlani mirë fytyrën, për të hequr gjithë larësin.

  •  Tregohuni delikatë me lëkurën: Për shembull, mos e fërkoni shumë fort 'scrub-in' në fytyrë.

5c13926901c0ea04e4645c04

  •  Bëni një shkumë të vogël në duar me larësin, përpara se ta aplikoni në fytyrë: Kjo aktivizon përbërësit kundër akneve.

  • Mos harroni të pastroni telefonin gjithashtu.

  •  Mos e prek shpesh fytyrën.

  • Eksfolioje fytyrën rregullisht.

istockphoto 1059315828  1

  • Mos e laj fytyrën kurrë më shumë seç duhet: Dy herë në ditë mjafton.

  • Përpara se të aplikoni një 'scrub', duhet të keni fytyrë të larë dhe të pastruar mirë.

  • Ndërroni shpesh këllëfët e jastëkut me të cilin flini.

  •  Kujdes me balluket: Yndyra, sprej flokësh etj, mund të jenë duke ju shkaktuar akne në ballë.

  •  Provoni zgjidhjen me tre hapa: Nëse keni puçrra, dermatologët rekomandojnë ta luftoni atë me një regjim tre-hapësh: një larës me acid salicilik, një trajtim në vendet ku keni akne me peroksid benzoyl dhe një krem hidratues të përditshëm.

Acne

  •  Kontrolloni rutinën tuaj: Shumë produkte nuk do të thotë se po bëni diçka të mirë!

  • Mos i ngacmoni aknet me duar.

  •  Lani shpesh furçat e grimit.

  • Nëse filloni një trajtim a rutinë, tregoni qëndrueshmëri.

  •  Flini mirë!

  • Aplikoni krem dielli (Po, edhe në dimër, edhe në ambiente të mbyllura)

  • Për çdo shqetësim, që ju e mendoni serioz dhe të gjatë në kohë, kontaktoni mjekun dermatolog. /Anabel/Telegrafi/