2 Ton zbulon datën e albumit të tij të dytë “Aura”

Rap-artisti i njohur nga Ferizaj, 2 Ton, ka njoftuar fansat për albumin e tij të dytë në karrierë.
Arton Avdyli (emri i vërtetë) bëri të ditur se ky projekt do të lansohet më 17 qershor dhe mban titullin “Aura”.
“17 qershor Aura - albumi jem i dytë që krejt e kam mbytur”, ka shkruar ai ndër tjerash.
Flitet se do të ketë bashkëpunime me emra të mëdhenj të skenës muzikore shqiptare.
I njëjti aktualisht po shijon suksesin e projektit të tij të fundit “DuDu” që e solli në bashkëpunim me Tuna Sejdiun.

Ky bashkëpunim deri më tani ka grumbulluar mbi shtatë milionë klikime në YouTube.
Pritet të shihet në vazhdim se çfarë surprize ka përgatitur për fansat dhe publikun. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































