2 Ton vjen në duet me Valo 93

“Hana” është titulli i këngës më të re, të cilën 2 Ton e ka sjellë në bashkëpunim me Valo 93.
Arton Avdyli është kujdesur për melodinë dhe e ka shkruar tekstin e këngës së re.
Atonbeatz e ka bërë ‘beat-in’, derisa për masterizimin është angazhuar Don Gima.
Për anën vizuale është kujdesur Max Production që e ka xhiruar videoklipin muzikor.
“Falëm” ishte kënga më e fundit e 2 Ton që u publikua me videoklip para një muaji dhe numëron mbi 2.5 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































