Këngëtarja Samanta Karavella dhe reperi i njohur kosovar 2 Ton shumë shpejt do të vijnë me një bashkëpunim të ri.

Ata kanë mbledhur forcat sëbashku për të sjell një projekt, i cili pritet të zgjojë interesim të madh tek publiku.


Kënga e tyre e re është duke u punuar në studion e Alandyt, gjersa për tekstin e saj po kujdeset vet reperi 2 Ton.

Kënga, e cila është në përfundim e sipër do të shoqërohet edhe me videoklip, për të cilin do kujdesen kompania Max Production.

Mbetet të shihet se çfarë surpriza do të servojë ky bashkëpunim interesant mes dyshes. /Telegrafi/