Kur flasim për inovacion, kur flasim për të ardhmen e biznesit digjital në Shqipëri dhe rajon, AllWeb Digital Conference 2025 është pika ku gjithçka bashkohet.

Ky event nuk është thjesht një konferencë; është një laborator idesh, një skenë ku vizionet bëhen realitet, ku sipërmarrësit dhe profesionistët e teknologjisë dhe inovacionit ndajnë njohuri praktike dhe me vlerë si edhe krijojnë mundësi të reja.


Në këtë skenë, folësit nuk janë thjesht emra.Ata janë motorët e ndryshimit. Nikola Ilchev dhe Valon Canhasi janë shembuj të gjallë të asaj që do të thotë të lidhësh vizionin me veprimin, njohurinë me aplikimin praktik dhe idenë me rezultatet konkrete.


Nikola Ilchev është një nga zërat më të fortë të e-commerce në Evropën Juglindore. Ai nuk është rastësisht folës në këtë konferencë; Nikola ka ndërtuar një dekadë të tërë ekosisteme që lidhin kompani, ofrues shërbimesh dhe liderë mendimi në rajon. Balkan eCommerce Summit dhe eCommerce Academy janë më shumë se emra; janë platforma që kanë krijuar një hapësirë për bashkëpunim, për mësim dhe për rritje reale të biznesit online.

Rruga e Nikolas filloi 15 vjet më parë nga një ide e thjeshtë: të shiste aksesorë për celularë. Por shpirti i tij i lidhjes së njerëzve dhe ndërtimit të partneriteteve e çoi menjëherë në skenën ku formohen tregjet digjitale të Ballkanit. Me dy libra të botuar, kanalin e tij të komunikimit të sukseshëm në YouTube dhe sondazhe që kanë ndryshuar perceptimin e tregut, Nikola është një shembull se vizioni, kur shoqërohet me punë, transformon realitetin.

Biletat i gjeni Online në faqen zyrtare të konferencës: allweb.digital

Nga ana tjetër, Valon Canhasi nuk është thjesht një inovator, është një revolucionar i mediave sociale në rajon. Fillimisht një platformë për kërkime lokale, Hallakate u shndërrua në një agjenci që ndihmon bizneset dhe individët të ndërtojnë prezencën e tyre online në mënyrë të qëndrueshme dhe profesionale. Me mbi një dekadë eksperiencë, ai ka trajnuar mbi 5000 profesionistë në fushën e komunikimit digjital, mediave sociale, strategjisë online, përmbajtjes për marketing dhe e-commerce. Valoni është gjithashtu drejtues i 3GO Podcast, bashkëthemelues i Keiretsu Forum SEE dhe mendja krijuese pas Shkolla.Ai; shkolla e parë e këtij lloji që ofron aftësi të marketingut të fuqizuara nga inteligjenca artificiale. Forca e tij qëndron në ndërthurjen e kreativitetit, kuptimin dhe intuitën mbi fuqinë e digjitalizimit, të dhënave dhe biznesit, duke dalë mbi tymnajën dhe konkurrencën me ide të guximshme dhe një qasje të drejtpërdrejtë në marketingun digjital.

Përse çdo profesionist apo drejtues nuk mund ta humbasë AllWeb Digital këtë 6 nëntor?

Sepse këta folës sjellin eksperiencë, njohuri dhe praktikë që nuk gjenden diku tjetër. Ata nuk flasin vetëm për idetë, ata tregojnë se si idetë mund të shndërrohen në sukses të prekshëm. Ky event nuk është për t'u ndjekur pasivisht; është për t'u përfshirë, për t'u frymëzuar, për të ndërtuar rrjetin tuaj dhe për të mësuar strategji që mund t'i aplikoni menjëherë.

Rëndësia e AllWeb Digital nuk matet vetëm me folësit, por me ndikimin që krijon për Shqipërinë dhe gjithë rajonin. Kjo është skena ku idetë rajonale mund të kthehen në strategji ndërkombëtare, ku sipërmarrësit mund të gjejnë partnerë dhe ku çdo pjesëmarrës mund të marrë njohuri që ndryshojnë lojën.

AllWebTirana është më shumë se një event. Është një thirrje për veprim. Është vendi ku digjitalizimi, teknologjia, e-commerce, social media, marketingu digjital etj bashkohen për të krijuar vlerë reale, ku sipërmarrësit shohin mundësi dhe ku çdo pjesëmarrës largohet i inspiruar dhe i fuqizuar. Me folës si Nikola Ilchev dhe Valon Canhasi , audienca nuk është vetëm dëshmitare, ajo orientohet të bëhet protagoniste e ndryshimeve.

Biletat i gjeni Online në faqen zyrtare të konferencës: allweb.digital

Në kohën kur informacioni i duhur mbetet pushteti më i madh dhe lidhjet stratigjike bëjnë diferencën, fjalimet e Nikola dhe Valonit në AllWebTirana 2025 janë një "must" për çdo drejtues biznesi, drejtues teknologjie, inovacioni, marketier apo sipërmarrës që synon t'i japë kompanisë së tij një hap drejt rajonalizimit dhe profesionalizimit. Mos shkoni vetëm për reputacionin e folësve, shkoni për udhëzimet konkrete që do të sjellin rezultat të vërtetë dhe të matshëm.