LAJMI I FUNDIT:

2.5 miliardë funte nga shitja e Chelsea janë ende të ngrira edhe pas tri vitesh që u largua Abramovich

2.5 miliardë funte nga shitja e Chelsea janë ende të ngrira edhe pas tri vitesh që u largua Abramovich

Sipas një raportimi të The Athletic, një shumë prej 2.5 miliardë funte, e mbledhur nga shitja e klubit të futbollit Chelsea, mbetet e ngrirë në një llogari bankare në Mbretërinë e Bashkuar.  

Kjo ndodh gati tre vjet pasi fondet u destinuan fillimisht për të mbështetur kauzat humanitare pas pushtimit rus të Ukrainës. 

Ish-pronari i Chelsea-s, Roman Abramovich, u detyrua të shesë klubin në vitin 2022 pasi u vendosën sanksione kundër tij nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.  


Abramovich u etiketua si një “oligark pro-Kremlin”, dhe pasuritë e tij iu nënshtruan një kontrolli të rreptë.  

Në atë kohë, Abramovich deklaroi se të gjitha të ardhurat neto nga shitja e Chelseat do të përdoreshin për të ndihmuar viktimat e luftës në Ukrainë, duke përfshirë mbështetjen për refugjatët dhe rivendosjen e shërbimeve thelbësore. 

Megjithatë, përkundër faktit që shitja e Chelseat te konsorciumi i udhëhequr nga Clearlake Capital dhe Todd Boehly u finalizua në maj 2022, fondet mbeten të papërdorura.  

Një nga arsyet kryesore për këtë vonesë është kompleksiteti ligjor dhe burokratik që shoqëron shpërndarjen e një shume kaq të madhe parash, veçanërisht në një kontekst ndërkombëtar të ndjeshëm siç është konflikti në Ukrainë. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Sport
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Premier League
Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Premier League
Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori