LAJMI I FUNDIT:

19 artefakte nga Maqedonia e Veriut do të jenë pjesë e ekspozitave në SHBA dhe Kanada

19 artefakte nga Maqedonia e Veriut do të jenë pjesë e ekspozitave në SHBA dhe Kanada

19 artefakte nga muzetë e Maqedonisë do të jenë pjesë e ekspozitës “Mbretërit e parë të Evropës” që do të organizohet në Amerikën e Veriut deri në vitin 2024.

Kjo ekspozitë më e madhe ndonjëherë e parahistorisë ballkanike në botë pritet të shihet nga rreth një milion vizitorë dhe do të lejojë shumë njerëz të njihen me disa nga artefaktet më përfaqësuese nga epoka e neolitit, eneolitit, bronzit dhe hekurit të Ballkanit.


Marrin pjesë 26 muze nga Ballkani nga 11 vende.

“Artikujt më të bukur nga parahistoria ballkanike do të prezantohen në Amerikën e Veriut, në dy muze nga SHBA dhe një në Kanada. Që në këto 3 vite të kenë mundësinë ta shohin 1 milion vizitorë, tha Goce Naumov, koordinator kombëtar.

Për herë të parë do të ekspozohen objekte arkeologjike maqedonase, të cilat paraqesin arritjet më të larta artistike në sferën e formave shoqërore dhe fetare karakteristike për faza të ndryshme të parahistorisë.

Është bërë një përzgjedhje e disa objekteve nga neoliti, eneoliti dhe epoka e hekurit, të gjetura në vendndodhjet e Vrbjanska Çuka, Shuplevecit dhe Milcit.

Instituti dhe Muzeu Manastir do të prezantohet me Gurin e Skeptrit.

“Instituti dhe Muzeu paraqitet si mbajtës i lejes për nxjerrjen e sendeve. Një mundësi e rrallë për një numër të madh të vizitorëve që të shohin objektet që do të ekspozohen, na bën përshtypje kur këto lloj objektesh bëhen pjesë e një ekspozite kaq të rëndësishme”, tha Meri Stojanova, drejtoreshë e Institutit dhe Muzeut të Manastirit.

Ekspozita është një iniciativë e Muzeut Field në Çikago, muzeu i tretë më i madh në Amerikë.

Turneu i ekspozitës fillon javën e ardhshme më 21 shtator në Institutin e Studimeve Antike në Nju Jork.