Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë realizuar 182 vizita gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave, 35 persona kanë marrë shërbimet e nevojshme mjekësore në dhomën e reanimimit (dhoma e kujdesit të avancuar emergjent).


Gjatë kësaj kohe, kishte 40 raste kirurgjike, 66 raste internistike, ndërsa u ofruan shërbime ortopedike për 31 persona.

Ndërsa 9 persona kanë marrë ndihmë mjekësore për lëndimet në aksidente trafiku.

Në reparte të ndryshme të QKUK-së, për trajtim të mëtutjeshëm, janë shtrirë 27 persona. /Telegrafi/