Një gjykatë britanike ka dënuar me 165 vite burg grupin anglo-shqiptar të kokainës në Birmingham, përgjegjës për tregtimin e miliona sterlinave në vlerë të drogës së klasit të parë.
Grupi i strukturuar kriminal prej 12 vetësh, shqiptarë dhe anglezë, por që kryesohej nga një 33-vjeçar shqiptar, e kishte shtrirë rrjetin e shpërndarjes së drogës në Anglinë qendrore, Oksford, Londër, Bristol dhe Birmingham.
33 vjeçari Erald Mema, i cili sipas shtypit vendas, jetonte në Angli që prej vitit 2003 për të studiuar, është shpallur fajtor pasi më parë, 12 bashkëpunëtor të tij në këtë grup të strukturuar, 10 burra dhe 2 gra, e kishin pranuar fajësinë për furnizimin me kokainë në një vlerë që shkonte në disa miliona sterlina.
Në total dënimi për pjesëtarët e këtij grupi anglo-shqiptar shkon në 165 vjet heqje lirie për aktivitetin e tyre kriminal që përfshinte tregtimin e drogës së klasit të parë në Anglinë qendrore, dhe qytetet Birmingam, Bristol, Oksfod dhe Londër, raportojnë mediat.
Në flagrancë një prej drejtuesve të grupit, anglezit Khalad Uddin, i cili shërbente si koordinator kombëtar për shpërndajen e drogës, i dënuar me 16 vite burg, ju kapën gjysëm milionë sterlina para të thata, ndërkohë qe ai bënte një jetë mjaft luksoze.
Duke dënuar kreun e grupit, shqiptarin Mema, i cili i mohoi akuzat, gjykatësi Ross, ju drejtua atij me fjalët: ”Ju jeni një rast i rrallë, ju jeni njeriu kryesor në këtë operacion kriminal të organizuar. Askush që lexon gazetat apo shikon lajmet në televizionin nuk ka pikë dyshimi se një ndërmarrje kriminale si kjo e juaja, shkakton dhunë, madje serioze ku përfshihen armë dhe thika”.
Gjatë procesit gjyqësor të filluar përpara 3 muajsh u shfaqen filmime dhe survejime takimesh dhe bisedash telefonike në kuadër të operacionit “Stingray”.
Në shtypin britanik flitet prej kohësh për shtrirjen e aktivitetit kriminal të grupeve shqiptare të drogës nga Londra drejt pjesëve të tjera të Britanisë si në Anglinë qendrore, siç e vërtetoi edhe ky proces gjyqësor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak