LAJMI I FUNDIT:

15 vjetori i pavarësisë, Krasniqi takon deputetët e PDK-së që nënshkruan deklaratën

15 vjetori i pavarësisë, Krasniqi takon deputetët e PDK-së që nënshkruan deklaratën

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka kujtuar ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës bashk me deputetët e partisë së tij të cilët morën pjesë në këtë ditë historike të vendit.

Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ka pasur fatin që bashk me deputetët e PDK-së të kishin nderin dhe kënaqësinë që të merrnin pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 Shkurt 2008.


“15 vjet më parë, kisha fatin dhe nderin e madh jetësor që, së bashku me këto gra dhe burra, por edhe kolegë të tjerë, si deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, të marrim pjesë në shkrimin e historisë së re të popullit dhe shtetit tonë. Për të evokuar atë periudhë të papërsëritshme dhe për t’u shprehur mirënjohjen e thellë e falënderimin e përhershëm, në kuadër të aktiviteteve për Javën e Pavarësisë, dje takova kolegët e mi të asaj legjislature historike”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Telegrafi/