15 persona me aftësi të kufizuara fillojnë praktikën me pagesë në Komunën e Mitrovicës

Tashmë 15 persona me aftësi të kufizuara kanë filluar të bëjnë praktikën me pagesë në Komunën e Mitrovicës.
Drejtori për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në Komunën e Mitrovicës, Elvis Feka ka thënë se kj oështë bërë me iniciativën e kryetarit të Komunës, Bedri Hamza, shkruan Telegrafi.
Feka ka thënë se kjo nismë është realizuar përmes skemës së praktikës në punë me pagesë për personat me aftësi të kufizuara në Komunën e Mitrovicës.
“Jemi të lumtur që do të kemi mundësinë të punojmë së bashku me këtë grup të jashtëzakonshëm. Shpresojmë që përvoja e tyre në ekipin tonë do t’u ofrojë mundësi dhe do t’i ndihmojë të zhvillojnë aftësi dhe njohuri të reja”, ka thënë Feka.
Ai ka thënë se besojnë që diversiteti është forcë dhe se praktikantët do të sjellin energji të re dhe perspektiva të ndryshme në punën e tyre. /Telegrafi/
















































