LAJMI I FUNDIT:

Më 15 mars 2018 ZRRE vendos nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Më 15 mars 2018 ZRRE vendos nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Mendësia e rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga 1 prilli i vitit 2018, ka bërë që disa qytetarë të paralajmërojnë mbetjen e protestës. Vendimin për rritjen apo mos rritjen e çmimit të rrymës e merr Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), pas kërkesave të kompanive që janë të involvuar në tregun energjetik të vendit.

Organizatorët e protestës kanë thënë se ata do të kërkojnë nga Qeveria, Kuvendi i Kosovës si dhe nga ZRRE-ja që rryma të mos shtrenjtohet.


Sipas tyre, fillimi i protestës nga KEDS-i është vetëm një simbolik pasi që ajo do të përfundojë te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

“Kërkesa e protestës është mos te rritet çmimi i energjisë elektrike siç është paralajmëruar nga Qeveria e Kosove. Protesta do të fillojë simbolikisht nga KEDS e do te përfundojë te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës. Kërkesa i drejtohet Kuvendit te Kosovës, Qeverise dhe ZRRE-se e cila është përgjegjëse për caktimin e tarifave. Te tri këto institucione duhet ta mbrojnë interesin publik dhe jo te kompanive private”, është thënë në përgjigjet e organizatorëve të protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Zëdhënësja e ZRRE-së Adelina Murtezaj-Bajrami ka thënë se janë duke i shqyrtuar kërkesat për tarifa të reja. Por sipas saj, problem mbetet mos kompletimi i Bordit të ZRRE-së, shkruan Telegrafi.

Murtezaj-Bajrmai tha se më 15 mars 2018, ZRRE-ja ka iniciuar Procesin e Shqyrtimit të dytë Periodik Rregullativ derisa qëllimi i shqyrtimeve periodike është që t’u ofrohen operatorëve mundësi për të përmirësuar efikasitetin e menaxhimit të aseteve.

“Vendimi për të Hyrat e Lejuara Maksimale, pritet të merret deri më 15 mars 2018, nëse arrin të kompletohet dhe funksionalizohet Bordi i ZRRE-së”, ka thënë zëdhënësja Murtezaj- Bajrami.

Ndërkaq në KEDS kanë thënë se nuk kanë autoritet për përcaktimin e çmimeve të rrymës.

“KEDS kurrë nuk është deklaruar se do të ketë ndonjë rritje të çmimit, pasi që as lirimi as ngritja nuk vendoset nga KEDS, prandaj protesta e shpallur është në adresë të gabuar. Ne e kemi bërë këtë të qartë në çdo deklaratë kur na është kërkuar. Jemi të habitur që njerëzit që po thirrin për protestë ende e drejtojnë këtë protestë gabimisht ndaj nesh, duke vënë kështu në pikëpyetje motivin e vërtetë të saj”, kanë thënë zyrtarët e KEDS-it.

Ndryshe është paralajmëruar se shtrenjtimi i rrymës mund të bëhet nga prilli i vitit të ardhshëm në masën prej 18 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Ekonomi
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

Ekonomi
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori