LAJMI I FUNDIT:

Më 15 janar do të thuhen fjalët përfundimtare për 27 prillin, gjykimit po i vjen fundi

Më 15 janar do të thuhen fjalët përfundimtare për 27 prillin, gjykimit po i vjen fundi

Gjykatësja Dobrilla Kacarska në seancën e sotme për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit, deklaroi se fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe të akuzuarve do të thuhen më 15 janar të vitit të ardhshëm.

Me prezantimin e dëshmive shtesë të të akuzuarit Mitko Çavkov, Dushko Llazarov dhe Igor Jug edhe zyrtarisht ka përfunduar procedura e dëshmive për “të enjten e përgjakshme”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Fjalët përfundimtare është dashur të thuhen më 9 janar, por duke marrë parasysh se e kemi situatën rreth vendimeve për amnisti, fjalët përfundimtare do të thuhen më 15 janar”, tha Kacarska.


Ndryshe, dje ka përfunduar afati pesë ditor për dorëzimin e kërkesave për amnisti për ngjarjet e 27 prillit. Deri në skadimin e afatit janë dorëzuar 64 kërkesa për amnisti, për të cilat akoma nuk dihet se kush do të vendos.

Prej të akuzuarve për 27 prillit, pesë persona nuk kanë dorëzuar kërkesë për të përfituar nga ligji për falje: Mitko Çavkov, Dushko Llazarov, Igor Durllovski, Jane Çento dhe Igor Jug./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori