Maturantët të cilët nuk kanë arritur të kalojnë me sukses provimin e maturës shtetërore, do ta kenë një mundësi të dytë në gusht.
Datat 30 gushti dhe 7 shtatori janë caktuar për tu mbajtur provimet pranuese. Të drejtë nënshtrimi në këtë provim kanë edhe 270 nxënës të cilët kishin thyer rregullat gjatë afatit të parë të provimit të maturës shtetërore.
Me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më katër lëndë, tri lëndë obligative dhe një lëndë me zgjedhje.
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Fehmi Hysenaj, bënë të ditur se paraqitja e provimit të maturës do të bëhet prej 15 gusht deri më 23 gusht.
“Pjesa e dytë ose siç njihet ndryshe afati i gushtit, pjesa e parë do të mbahet më 30 gusht, është ditë e premte, ndërsa pjesa e dytë më 7 shtator, ditë e shtunë… Paraqitja duhet të bëhet deri më 23 gusht. Më 15 gusht fillon për ata të cilët nuk janë në riprovime. Po për ata që janë ën riprovime, do të kenë afatin e fundit më 23 gusht, në mënyrë që edhe ata të kenë mundësinë që të jenë pjesë e provimit të maturës shtetërore”, bënë të ditur ai.
Të përjashtuar nga afati i dytë nuk do të jenë as ata që ishin zënë duke kopjuar afatin e parë, e që janë rreth 270 nxënës.
E për ata nxënës që janë zënë duke kopjuar në afatin e parë të provimit të maturës, Hyenaj thotë se nuk do të përjashtohen nga një mundësi e dytë në afatin e gushtit.
“Atyre nuk iu ka mundësuar faktikisht, nëse janë përjashtuar në pjesën e parë, të hyjnë as në të dytën, dhe ata do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen afatit të gushtit pa problem”, thotë ai.
Sa i përket numrit të madh, prej afër 10 mijë, të nxënësve që nuk arritën të kalojnë provimin e maturës shtetërore në afatin e qershorit, Hysenaj thotë se është rezultat i një administrimi shumë të mirë, teksa nuk mohon mungesën e cilësisë në shkolla dhe faktin se numër i konsiderueshëm nxënësish që nuk e kalojnë maturën shtetërore janë nga drejtimet profesionale.
“Korpusi i nxënësve të cilët nuk e kalojnë maturën shtetërore, shumica janë nga drejtimet profesionale dhe për ato drejtime matura nuk është edhe e obligueshme sepse ata e marrin një diplomë që e kanë kryer shkollën e mesme. Mirëpo, me atë diplomë nuk kanë mundësi që t’i nënshtrohen provimeve pranuese në universitete apo në kolegje, kështu që meqenëse tregu i punës nuk po arrin që t’i absorbojë të gjithë ata, atëherë ne u kemi mundësuar edhe atyre që të hyjnë në testin e maturës. Ne kemi mbajtur mënyrën e administrimit shumë më mirë dhe kjo ka rezultuar që rezultatet të jenë sa më reale dhe e kemi arritur këtë”, thotë Hysenaj.
E sa i përket zhurmuesve, ai thotë se ende nuk dihet nëse do t’i sigurojnë për këtë afat, pasi nuk e kanë konfirmimin e Bankës Botërore për këtë.
“Për shkak të procedurave që janë pak më të ndjeshme, përmes komponentës të Bankës Botërore janë filluar procedurat, mirëpo ato specifikat e reja që janë bërë për këta zhurmues nuk po na sigurojnë që në këtë kohë të kemi mundësi, për shkak të procedurave të stërzgjatura të prokurimit. Por, është duke vazhduar si proces. Nëse bëhet do të ketë”, thotë ai.
Për ata që kapen duke kopjuar, ai thotë se do të marrin masa, ashtu siç kanë marrë edhe herëve të kaluara.
Ai bën të ditur se afatin e kaluar kanë suspenduar disa administrues, të cilët nuk do të mund të ushtrojnë këtë detyrë më. Pesë prej tyre, Hysenaj thotë se janë dënuar me një gjobë prej 300 euro, ndërsa tre prej tyre janë dënuar me mos-ushtrim të këtij funksioni.
Megjithatë, thotë se procesi i testimit në afatin e gushtit do të shkojë më mirë. Teksa tregon pritshmëritë që ka nga afati i gushtit.
“Në afatin e qershorit ka qenë procesi më i rregullt deri më tani dhe kështu do të vazhdojë edhe në afatin e gushtit. Ne do të kemi takime me komisionerë, monitorues, në mënyrë që në ato sesione informuese të kemi një lloj analize të pjesës së parë dhe të japim detyrat strikte në pjesën e dytë. Ajo çka unë i sugjeroj maturantët, që të llogarisin në vetvete, të përgatiten sa më mirë, kanë kohë të mjaftueshme dhe paraqitjen e provimit duhet ta bëjnë patjetër… Pres që të gjitha punët që i kemi planifikuar si Komision Shtetëror i Maturës, por edhe Divizioni, i cili është përkatës për këtë qëllim, si dhe DKA-të, të cilat e luajnë një rol të rëndësishëm, të shkojnë sipas planit dhe të ketë një mbarëvajtje edhe më të mirë”, thotë Hysenaj.
Krejt në fund, Hysenaj porositë prindërit që të këshillojnë fëmijët e tyre që do t’i nënshtrohen provimit të maturës në afatin e gushtit, që ditën e provimit të mos kenë me vete pajisje të ndaluara, siç janë telefonat e mençur./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MMJPH: Këshilltarja Irena Vitina të informohet më mirë, para se të tregojë të pavërteta në publik
Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Prokuroria: Ka prova materiale që Ljupço Palevski është autor i vrasjes së dyfishtë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A