LAJMI I FUNDIT:

14 vjet nga vendimi i GjND-së, Haradinaj: Partneriteti me aleatët veçmas me SHBA, jetike për synimet tona si shtet

14 vjet nga vendimi i GjND-së, Haradinaj: Partneriteti me aleatët veçmas me SHBA, jetike për synimet tona si shtet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) është një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shtetësisë dhe shtetndërtimit.

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e përvjetorit të vendimit të GjND-së, transmeton Telegrafi.

“Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) është një nga momentet më të rëndësishme në historinë tonë të shtetësisë dhe shtetndërtimit. Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 u konfirmua nga GjND më 22 korrik 2010, e cila vulosi shtetësinë dhe të drejtën tonë të fituar me luftën çlirimtare, një hap ky i rëndësishëm drejt afirmimit të shtetit tonë sovran”, ka thënë Haradinaj.


Haradinaj ka shtuar se Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë vlerat perëndimore.

“Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë vlerat perëndimore dhe të thellojë partneritetin e saj me miqtë dhe aleatët, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rrugë e vetme për të arritur qëllimet tona si shtet. Zoti e bekoftë Kosovën”, është shprehur Haradinaj në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Qorrolli: Ranë maskat e LDK-së, votat e manipuluara duhet të anulohen

Qorrolli: Ranë maskat e LDK-së, votat e manipuluara duhet të anulohen

Lajme
A kërkoi Thaçi të vij në Kosovë për varrimin e babait? Gjykata Speciale: Aktualisht nuk mund të japim informacion

A kërkoi Thaçi të vij në Kosovë për varrimin e babait? Gjykata Speciale: Aktualisht nuk mund të japim informacion

Lajme
Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

Lajme
Arrestohet kryeshefi i KRU

Arrestohet kryeshefi i KRU "Gjakova" - Prokuroria Speciale tregon se çfarë konfiskoi në shtëpinë dhe zyrën e tij

Lajme
Kalo në kategori