LAJMI I FUNDIT:

12 ditë i zhdukur, mbetet mister fati i 26-vjeçarit që dyshohet se ra në lumin Seman

12 ditë i zhdukur, mbetet mister fati i 26-vjeçarit që dyshohet se ra në lumin Seman

Pothuajse 12 ditë kërkime, por ende asnjë gjurmë nga i riu Mateo Lika dhe asnjë shenjë nga makina që drejtonte 26-vjeçari, me të cilën dyshohet se ai ra në ujërat e lumit Seman pas përplasjes me parmakët e urës së Mbrostarit në Fier.

Ajo se çfarë ka ndodhur me 26-vjeçarin mbetet ende mister, për aq kohë sa ende nuk është gjetur asnjë shenjë që mund të çojë dhe zbulimin e të riut që ishte kthyer në atdhe për pushime pasi punonte në Gjermani.

As një pjesë e makinën me të cilën thuhet se ai po udhëtonte nuk është gjetur, pavarësisht se janë kryer kërkime asnjë rezultat, megjithëse ende vijojnë. Ditën e sotme palombarët e Reneas kane filluar sërish kërkimet përgjatë gjithë rrjedhës se lumit.


Prej orës 02:08 të mëngjesit të 15 janarit, celulari i 26-vjeçarit Mateo Lika rezulton i fikur, teksa dyshimet kryesore të policisë janë se ai ka përplasur kangjellat mbi urën e Mbrostarit dhe ka rënë në ujërat e lumit Seman.

Report Tv mëson se Policia e Fierit ka arritur të zbardhë komunikimin e fundit të Likës me një mikeshë të tij në Gjermani, shtet nga i cili i riu ishte kthyer prej pak kohësh. Ajo u ka rrëfyer hetuesve se Mateo i kishte thënë se do të shkonte të takonte të motrën në Tiranë pasi e kishte marrë malli për nipin.

Pavarësisht se ditësh kontrollet e polumbarëve të RENEA-s kanë qenë intensive, asnjë shenjë e të riut dhe makinës së tij nuk është gjetur. Dyshimet janë që për shkak të thellësisë ku mund të ketë përfunduar makina, llucës dhe rrjedhës së ujit në lumin Seman, magnetët e RENEA-s të mos kapin gjë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori