LAJMI I FUNDIT:

11,736 raste aktive me coronavirus në Kosovë, Krasniqi thotë se gjendja është duke u rënduar

11,736 raste aktive me coronavirus në Kosovë, Krasniqi thotë se gjendja është duke u rënduar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 79.793 raste nga 370.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.736 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 342 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 66.321 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.736.


Një ditë më parë drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se gjendja me COVID-19, dita ditës është duke u rënduar dhe se po rriten kërkesat për hospitalizim.

Krasniqi: Situata me COVID-19 po shkon duke u rënduar, nga 780 pacientë të shtrirë, 36 janë në gjendje kritike
Lexo po ashtu Krasniqi: Situata me COVID-19 po shkon duke u rënduar, nga 780 pacientë të shtrirë, 36 janë në gjendje kritike

Ai tha se janë 36 pacientë në gjendje kritike, nga 780 sa janë gjithsej duke u trajtuar nëpër spitalet rajonale dhe QKUK.

Po ashtu, Krasniqi njoftoi se është marrë vendim që të kërkohet nga Qeveria e Kosovës që të zgjerohen kapacitetet e SHSKUK-së për hospitalizimin e pacientëve me coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori