LAJMI I FUNDIT:

100 ml uthull qitni në rrobalarëse para çdo larjeje: Truk i cili eliminon të gjitha njollat dhe aromat e pakëndshme!

100 ml uthull qitni në rrobalarëse para çdo larjeje: Truk i cili eliminon të gjitha njollat dhe aromat e pakëndshme!

Kaherë kemi dëgjuar që uthulla nuk është e dobishme vetëm në kuzhinë, mirëpo a e keni ditur se mund t’ju ndihmojë në larjen e rrobave?

Përgjigjja, transmeton Telegrafi, fshihet në pesë karakteristikat më të fuqishme të këtij lëngu:

1. Zbut rrobat


Është shumë me rëndësi te larja, posaçërisht kur është fjala për rrobat shumë të forta apo të thurura dendur.

2. Eliminon njollat

Uthulla me lehtësi eliminon njollat nga djersa dhe yndyrat e disa pemëve.

Vërejtje: Kur eliminoni njollat nga pemët, para larjes fërkon njollën me uthull, pastaj në vendin e caktuar për zbutës shtoni edhe 50 ml uthull.

3. Eliminon aromat e pakëndshme

Shtoni 100 ml uthull në vendin e caktuar për zbutës dhe do të eliminoni të gjitha aromat e pakëndshme nga gardëroba, perdet, mbulesat…

4. Eliminon njollat e ndryshkut nga rrobat

Njollat më të forta janë vërtet ato nga ndryshku. Nëse ju shfaqet ndryshku në rroba, përzieni pak uthull dhe kripë të trashë dhe fërkoni në njollë. Pastaj lani rrobën në mënyrë të zakonshme.

5. Mbron rrobalarësen, pengon shfaqjen e shtesave të bardha nga gurëzit dhe shfaqjen e mykut

Bashkë me gjithë këto përparësi do të kurseni edhe mjaft para, sepse uthulla është shumë më e lirë se zbutësit, ndërsa me atë rast do të shmangni përdorimin e kimikalieve. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

A e dini se...
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Kalo në kategori