LAJMI I FUNDIT:

“100 ditshi i Qeverisë së RMV-së”, Ivanovska: Ka vazhduar qërimi i hesapeve politike

“100 ditshi i Qeverisë së RMV-së”, Ivanovska: Ka vazhduar qërimi i hesapeve politike

100 ditët e para të punës së qeverisë nuk kanë qenë pa shkelje apo praktika të larjeve të hesapeve, sikurse ka ndodhur edhe më parë. Nga Komision për Anti-Korrupsion për “Alsat” thanë se format klasike që përdor çdo pushtet, mbeten të njëjta. Kryetarja e këtij komisioni Biljana Ivanovska theksoi se shpërdorime janë bërë edhe me emërimet dhe shkarkimet e drejtorëve apo institucioneve të tjera, mes të cilëve edhe ata të zgjedhur me mandat. Megjithatë, pavarësisht ndihmës së Komisioni Anti-Korrupsion ka dashur të japë në luftën kundër këtyre fenomeneve, Ivanovska thotë se rekomandimet e institucionit që ajo drejton, nuk janë marrë parasysh sa duhet nga pushteti.

“Emërimet e ushtruesve të detyrës Drejtor shfrytëzohen si mënyra e vetme për të vendosur drejtor dhe është si një lloj arme për pastrim hesapesh politike. Në këtë periudhë e mbyllëm edhe lëndën me të cilën Qeveria kishte lidhur marrëveshje për ndarjen e ndihmës shtetërore Shoqërisë Aksionare “Teto”. Ne konstatuam se ndarja e ndihmës shtetërore për këtë kompani nuk është në harmoni me ligjin për ndihmë shtetërore, e për këtë i rekomanduam Qeverisë ta prish marrëveshjen me “Teto”, respektivisht “Teto” si obligues tatimor ta shlyej borxhin ndaj Drejtorisë për të ardhura publike”, deklaroi Biljana Ivanovska, kryetare KSHPK.

Iniciativa nga ky Komision kishte edhe për shkarkimin e drejtorëve, atë të Agjencisë së Filmit Gorjan Tozia dhe atë të ndërmarrjes publike për objekte sportive Shpendi Hajredini. Komisioni Anti Korrupsion thotë se ka marrë masa edhe ndaj parregullsive në listat anketuese, të zyrtarëve, në paraqitjen e pasurive të tyre. “Obligimi ligjor nuk është respektuar si duhet” – thotë Ivanovska, e cila shton se në dy analiza që Komisioni Anti Korrupsion ka bërë, ka tërhequr vërejtjen edhe për harxhimet joproduktive buxhetore, si apanazhet, përdorimi i automjeteve zyrtare, harxhimet për rrugë, për reprezentimet, për përdorimin e kartelave pagesore jashtë vendit e kështu me radhë.

Për punën e 100 ditëve të qeverisë, nën lupën e anti-korrupsionerit, flet edhe ish anëtari i këtij komisioni Arif Musa, i cili kritikon pushtetin që pavarësisht analizave të komisionit, nuk merr masa konkrete në frenimin e fenomeneve korruptive.

“Nuk shohim ndonjë dritë në fund të tunelit se kjo Qeveri e re do të merret seriozisht me zbardhjen e korrupsionit dhe rasteve të ngjashme. Pse unë jam skeptik se do të bëhet diçka rreth korrupsionit, me caktimin e ministrit për parandalim të korrupsionit, krijimi paralel i shumë komisioneve, i shumë organeve paralele dhe asnjëra të mos ta sos punë e vetë ashtu siç duhet. Derisa është prokuroria e specializuar për luftë kundër korrupsionit, nuk ka nevojë për një ministër, e kemi Komisionin për Parandalim të korrupsionit, vetëm duhet të zbatohen urdhrat e atyre, tu jepet përkrahje”, tha Arif Musa, Ish anëtar i Antikorrupsionit.

Musa thotë se Qeveria nuk mund të fshihet pas situatës me pandeminë. Një rast që përmend ai, është buja e madhe me prishjen e ndërtimit pa leje pranë qendrës Mavrovka, por shteti e ndërpreu këtë betejë ndaj ndërtimeve pa leje, dhe la pa zbardhur edhe përfaqësuesit lokalë dhe qendrorë të korruptuar në dhënien e lejeve të tilla./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori