Keni celulit? Ju nuk jeni vetëm. Studime të shumta që janë bërë vërtetojnë se 90% e grave në një moment gjatë jetës së tyre kane paSur celulit. Madje edhe ato gra me një trup të rregullt e të tonifikuar kanë shfaqur shqetësime në një periudhë të caktuar.
Aq i njohur sa është celuliti, po aq shumë ekziston keqinformimi rreth shkaktarëve dhe trajtimit të tij. Prandaj përpara se të merrni vendim për të shpenzuar para për të blerë produkte nga më të ndryshmit për trajtimin e celulitit, është mirë të lexoni deri në fund për mitet dhe faktet rreth tij.
Celuliti shkaktohet nga Toksina në trupin tuaj – MIT
Shkaktarët e vërtetë të celulitit janë depozitat yndyrore të cilat shtypin fibrat e kolagjenit apo indin lidhor nën lëkurë të përqendruara kryesisht në vithe, kofshë, krahë por edhe në zona të tjera të trupit. Indi lidhor mund të dobësohet nga hormonet, mungesa e ushtrimit dhe tonifikimit të muskujve, yndyrat e tepërta dhe qarkullimi i dobët i gjakut. Pra nga dermatologët rezulton se shkaktar i celulitit nuk janë toksinat e tepërta në trup.
Femrat kanë më shumë celulit se meshkujt – FAKT
Femrat kanë tendencë për të vendosur më shumë depozita dhjamore se meshkujt sidomos ne zonën e vitheve dhe kofshëve. Meshkujt kane inde lidhore më shumë se femrat dhe kjo bën qe dhjami i tyre të jetë më i tendosur dhe lëkura është më e tonifikuar. Nga dermatologë të famshëm është vlerësuar se 10% e meshkujve kanë celulit, një përqindje kjo shumë e ulët në krahasim me femrat.
Celuliti përkeqësohet me kalimin e moshës – FAKT
Hormonet luajnë një rol të rëndësishëm në pamjen e celulitit. Grave në moshë trupi i tyre ju prodhon më pak estrogjen, një hormon ky që ndihmon shumë për një qarkullim të mirë të gjakut. Më pak estrogjen në trup do të thotë qarkullim jo i mirë i gjakut, rënie e prodhimit të kolagjenit të ri dhe shkatërrim i indit lidhor ekzistent.
Celuliti mund të jetë prezent në gjenet tuaja – FAKT
Nëse mamaja apo gjyshja juaj ka patur celulit atëherë dhe ju keni më shumë probabilitet për të patur. Gjenetika është vetëm një pjesë e vogël e enigmës së celulitit.
Celuliti ndodh vetëm tek personat mbi peshë – MIT
Mbipesha zakonisht e bën më të dukshëm celulitin. Por celuliti shfaqet gjithashtu edhe tek personat elegant ose me forma të ndryshme trupore. Shira Ein-Dor, pronarja e “American Cellulite Reduction Center “ në New York City tregon se ka trajtuar për celulitin edhe modele të Victoria Secret edhe pse ato ushqehen mirë, ushtrohen mjaftueshëm fizikisht kanë celulit.
Ushtrimet fizike reduktojnë dukshëm celulitin – FAKT
Ushtrimet e rregullta fizike nuk kurojnë celulitin por ndihmojnë në reduktimin e pamjes së tij. Duke rritur masën muskulore nxitet tonfikimi i lëkurës dhe si rrjedhojë celuliti është më pak i dukshëm.
Procedurat jo-invazive funksionojnë vërtet për eliminimin e celulitit – FAKT
Trajtimet jo-invazive janë shumë herë më shumë efektive se produktet kozmetike ose kremrat anti-celulit. Ka disa aparatura laser ose radiofrekuencë të cilat japin një rezultat shumë të mirë. Si psh: LPG Lipomassage, trajtim që kryhet në 15 seanca të rregullta. Gjithashtu trajtimi me radiofrekuencë THERMAGE. Është cilësuar nga mjekët dermatologë në USA si një ndër trajtimet më efikase anti-celulit i cili kryhet në një seancë të vetme.
Ushqime të ndryshme ndihmojnë në luftën kundër celulitin – FAKT
Hidratimi jo vetëm nëpërmjet konsumimit të lëngjeve por edhe nëpërmjet ushqimeve, shkruan revistaclass. Dieta juaj duhet të jetë e pasur me perime dhe fruta me përmbajtje të larte uji, si: domatja, kastraveci, speci, portokalliet, mandarina, limoni etj, të cilat përmbajnë deri në 90% ujë.
Kremrat anti-celulit mund ta kurojnë atë – MIT
Studimet kanë vërtetuar se produktet me përmbajtje retinoli mund të ndihmojnë përkohësisht në reduktimin e pamjes së celulitit duke e rritur elastisicitetin e lëkurës dhe kamufluar topthat e dhjamit. Gjithashtu produktet me përmbajtje kafeine ose ginger ndihmojnë në qarkullimin e gjakut por nuk kurojnë celulitin, thjesht e bëjnë pamjen e tij më të mirë. Dermatologët mendojnë se produktet kozmetike japin një rezultat fare të vogël ose fare rezultat në kurimin e celulitit.
Duhanpirja ndikon në zhvillimin e celulitit – FAKT
Duhanpirja ka një efekt negativ në dehitratimin e lëkurës, probleme në qarkullimin e gjakut, humbjen e elasticitetit etj. Pra është e dukshme që efektet negative janë të shumta dhe si rrjedhojë celuliti te femrat duhanpirëse është më i dukshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç'duhet të bëni për ta parandaluar
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi