Çdokush që ka ose ka patur sikur një herë të vetme kontakt të përditshëm me një katërputrosh, e kupton shumë mirë fjalinë në titull pa qenë nevoja për t’u bazuar në ndonjë studim
Megjithatë, ne duam t’ju tregojmë që kjo gjë është e faktuar dhe publikuar si rezultat i një studimi të kryer në Kanada me qëllim që të kuptonin nëse pacientët që vuanin nga dhimbjet para ose pas operacionit (kur janë të vetëdijshëm sigurisht), takimi prej 10 minutash me një katërputrosh do iu lehtësonte dhimbjet (studimi në këtë rast është bërë më qen).
“Ka kërkime që tregojnë se kafshët shtëpiake janë një pjesë e rëndësishme e shëndetit tonë në mënyra të ndryshme. Ato na motivojnë, na zgjojnë, (na japin) rutinat, lidhjen njeri-kafshë, na duan pa kushte,” tha për CNN autorja kryesore e këtij studimi Colleen Dell dhe kryetarja e “One Health and Wellness” dhe profesoreshë në Universitetin e Saskatchewan.
Studimi u kërkoi më shumë se 200 pacientëve në dhomën e urgjencës (duke i ndarë në grupe) që të raportonin nivelin e tyre të dhimbjes në një shkallë nga 1 në 10 (me 10 si niveli më i lartë i dhimbjes). Njëri grup nuk kishte asnjë ndërhyrje për dhimbjet e tyre, ndërsa në grupit tjetër u caktuan 10 minuta kohë për t’u përkëdhelur me nga një qen terapie. Pacientët raportuan sërish nivelet e tyre të dhimbjes dhe ata që kishin takimin me qentë raportuan më pak dhimbje pas vetëm 10 minutash kontakt me ta.
“Rezultatet e studimit janë premtuese,” tha Jessica Chubak, studiuese e lartë në Institutin e Kërkimeve Shëndetësore Kaiser Permanente në Washington e cila nuk ishte e përfshirë në studim, “aktualisht, konstatimi ynë për efektet e vizitave të qenve të terapisë në mjediset e departamentit të urgjencës është mjaft i kufizuar dhe është veçanërisht e rëndësishme që të kemi më shumë kërkime në këtë fushë.”
Si mund të ndihmojë një qen terapie në spital?
“Përvoja në dhomën e urgjencës mund të shtojë dhimbjen e pacientëve pasi ka drita të forta, pritje të gjata, ankth, frikë, të cilat mund ta përkeqësojnë situatën dhe shëndetin e pacientit,” tha Erin Beckwell, pronare e një qeni e cila ka përjetuar dhimbje kronike për pjesën më të madhe të jetës së saj dhe tregon që ajo dhomë është më tepër stresuese duke pritur përgjigjen e analizave sesa të jep qetësi për t’u shëruar.
Disa njerëz kanë një perceptim të gabuar se përdorimi i qenve terapeutikë mund të transmetojë sëmundje dhe të rrezikojë higjienën në një mjedis spitalor, por Dell tha se ka mënyra se si ata që kujdesen për sistemin e pastrimit dhe higjienës të vënë në punë mjetet e duhura sanitare për të mos qenë ky problemi, shkruan Anabel.
Mike MacFadden, një infermier në Kanada, tha se sheh shumë potencial në përfshirjen e qenve të terapisë si pjesë e trajtimit të dhimbjes në dhomën e urgjencës dhe se kjo mund t’i ndihmojë të gjithë, si stafin e mjekëve, pacientët, por edhe familjarët të cilët janë të shqetësuar kur shohin njeriun e tyre të zemrës në dhimbje”.
Po në shtëpi? “Dhimbja nuk është vetëm fizike, por edhe sociale,” u shpreh për CNN Michelle Gagnon, profesoresoreshë e psikologjisë dhe studimeve shëndetësore në Universitetin e Saskatchewan, e cila nuk ishte e përfshirë në studim. “Ankthi, depresioni, vetmia, largimi nga puna, ndarja, zhgënjimi, mund të kenë ndikim në mënyrën se si njerëzit e përjetojnë dhimbjen,” tha ajo. “Gjëja më e mirë që mund të bëni është të kaloni kohë me një krijesë që ju sjell gëzim, që nuk ua zhvlerëson ndjenjat dhe mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të relaksuar, më të qetë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania