LAJMI I FUNDIT:

10 milionë euro për Viva Fresh Store në Samitin e Londrës

10 milionë euro për Viva Fresh Store në Samitin e Londrës
-->

Liderët e Ballkanit Perëndimor, këtë të hënë, janë mbledhur në Londër në Samitin e Investimeve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) 2020.

Në kuadër të këtij Samiti që po mbahet në Londër, i cili ka për qëllim të nënvizojë investimet e mundshme dhe mundësitë e biznesit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale, po marrin pjesë të gjithë krerët e qeverive nga rajoni.

Pos figurave të larta nga politika dhe biznesi, në këtë Samit po merr pjesë edhe pronari i kompanisë Viva Fresh Strore nga Kosova, Xhevdet Rexhepi. Në Samitin e organizuar në Londër, e vetmja kompania Viva Fresh Store ka arritur të marr mbështetje financiare nga BERZH në vlerë prej 10 MILIONË EUROVE për projektet e saja, të cilat kanë për qëllim, shtrirjen,  rritjen dhe zhvillimin e mëtutjeshëm.

Roli i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim vazhdon të jetë edhe më tutje mjaft i rëndësishëm për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë dhe vazhdon të ofrojë ky institucion financiar ndërkombëtar.

Me këtë rast, pronari i kompanisë Viva Fresh Store Xhevdet Rexhepi, në organizimin e ceremonisë së nënshkrimit të kontratës në Londër, pos tjerash i ka falënderuar zyrtarët e lartë të BERZH-it, duke e shprehur vullnetin dhe përkushtimin e kompanisë, që edhe më tutje të rrisin bashkëpunimin në projekte të mëdha zhvillimore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë, në ofrimin e shërbimeve profesionale dhe në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të Kosovës.

Lideri i marketeve në Kosovë Viva Fresh Store, do të vazhdojë edhe më tutje, të ec para drejt sukseseve të sigurta, të cilat garantojnë një qëndrueshmëri zhvillimore si dhe një shtrirje të gjerë, brenda dhe jashtë vendit.

Artikull i sponzorizuar