Ndonëse tubimet dhe marshimet në të gjithë Evropën janë anuluar për shkak të masave kundër pandemisë, mijëra grekë u mblodhën para Parlamentit për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Por ky 1 maj e gjen botën me një numër rekord të papunësh. Vetëm në ShBA janë regjistruar mbi 30 milionë të papunë.
Çdo 1 maj, miliona qytetarë nëpër botë, zakonisht marrin pjesë në marshime dhe protesta për të shënuar, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, por këtë vit kjo ditë është pa punëtorë, për shkak të kufizimeve të vendosura për të kontrolluar përhapjen e coronavirusit. Gjithashtu ky 1 maj e gjen botën me një numër rekord të papunësh.
Në nivel global sipas Organizatës Botërore të Punës njoftoi se të paktën 1.6 miliardë vetë që punojnë në të zezë nuk janë paguar. Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës autoritetet kanë njoftuar se që nga fillimi i pandemisë, kanë humbur vendin e punës mbi 30 milionë qytetarë.
“Pandemia e coronavirusit ka sjellë rënie ekonominë globale. Është e qartë se kemi hyrë në recesion, që do të jetë më i keq se ai i vitit 2009, pas krizës globale financiare”, tha shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.
Tubimet dhe marshimet në të gjithë Evropën janë anuluar për shkak të masave kundër pandemisë. Sindikatat po u kërkojnë mbështetësve të zbukurojnë shtëpitë dhe ballkonet e tyre me flamuj ose të përdorin median sociale për të mbështetur punëtorët.
Pavarësisht kësaj, mijëra grekë, duke respektuar distancimin fizik u mblodhën përpara parlamentit.
Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, transportuesi irlandez me kosto të ulët, Ryanair paralajmëroi se mund të shkurtojë deri në 3 000 vende pune, pasi përpjekjet globale për të frenuar pandeminë e koronavirusit vazhdojnë të kenë ndikim të rëndë në linjat ajrore.
Ryanair njoftoi se planifikon bisedime me sindikatat, në lidhje me një program ristrukturimi që do të fillojë në korrik.
Ndryshe janë përpjekur ta paraqesin gjendjen në Kinë autoritetet, ku ndonëse vendi shënoi rënie të fortë ekonomike në tremujorin e parë të vitit, më 1 maj i lejuan qytetarët të vizitojnë më 1 maj disa prej pikave kryesore turistike, si Qytetin e Ndaluar apo Murin e Madh. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak