Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot janë pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian për të negociuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Vendimi për lëvizje pa viza do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janar 2024.
E lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave, sot është deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky.
Ai vendimin e sotëm të ambasadorëve të BE-së e ka quajtur hap të rëndësishëm në drejtim të liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Sot kemi marrë një hap të rëndësishëm në drejtim të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe shpresojmë të arrijmë një marrëveshje me Parlamentin Evropian që shpejt këtë premtim ta bëjmë realitet. Liberalizimi i vizave është bërë i mundur nga përpjekjet e Kosovës në forcimin e kufijve, menaxhimi i migrimit dhe sigurisë, dhe ne i besojmë se ky bashkëpunim i mirë vetëm se do të rritet në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky.
Ndryshe, projekt- rregullorja do t’u mundësonte mbajtësve të pasaportës së Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore.
Përjashtimi nga kërkesa për vizë do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janar 2024.
Çfarë është sistemi ETIAS?
ETIAS është një sistem i automatizuar IT i krijuar për të identifikuar çdo risk që lidhet me një vizitor të përjashtuar nga viza që udhëton në Zonën Schengen.
Gjithë shtetasit e vendeve të treta të përjashtuar nga viza, që planifikojnë të udhëtojnë në zonën Schengen do të duhet të aplikojnë për autorizim udhëtimi përmes sistemit para udhëtimit të tyre.
Informacioni i mbledhur përmes sistemit, në respekt të plotë me të drejtat themelore dhe mbrojtjen e të dhënave do të mundësojë verifikim të avancuar të rrisqeve potenciale për sigurinë apo migrimin e parregullt.
Vlefshmëria e autorizimit të udhëtimit do të jetë 3 vjet (ose deri në datën e mbarimit të afatit të dokumentit të udhëtimit).
Aplikimi
ETIAS është i përshtatshëm vetëm për udhëtarët që udhëtojnë pa viza në vendet anëtare të BE-së. Procesi i aplikimit nuk merr kohë më shumë se 10 minuta.
Llojet e informacionit të kërkuar përfshijnë: Të dhënat personale, adresa, emaili, arsimimi. Po ashtu kërkohet informacioni i dokumentit të udhëtimit, si pasaporta ose dokument tjetër, duke përfshirë të dhëna të tilla si numri i dokumentit, data e lëshimit, data e skadencës dhe shteti. Po ashtu kërkohet profesioni ose puna aktuale, vendi i parë anëtar i BE-së i mbërritjes, etj.
Përpunimi
Një aplikim ETIAS përpunohet automatikisht bazuar në tre faktorët e mëposhtëm:
Identiteti – A përputhet identiteti i aplikantit me pasaportën e tij?
Dokument udhëtimi – A përputhen detajet e dokumentit të udhëtimit me informacionin e dhënë nga aplikanti në seksionet e tjera? A është një dokument i vlefshëm udhëtimi i lëshuar nga një vend i përshtatshëm për ETIAS?
A përputhen përgjigjet me të dhënat e mbajtura në bazat e të dhënave të kontrolluara nga Njësia Qendrore ETIAS?
Miratimi
Shumica e aplikantëve të ETIAS do të njoftohen ose menjëherë ose brenda pak orësh pas miratimit. Një autorizim i vlefshëm udhëtimi ETIAS është i lidhur me pasaportën e aplikantit dhe ka numrin e tij unik të aplikimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe