LAJMI I FUNDIT:

​AAK kundër projektit të Hidrocentralit në Lumbardh të Pejës

​AAK kundër projektit të Hidrocentralit në Lumbardh të Pejës

Dega e AAK-së në Pejë në takimin e sotëm të kryesisë së saj, ka dalur me qëndrimin kundërshtues ndaj projektit të përfolur për ndërtimin e Hidrocentralit në Lumbardh.

“AAK dega në Pejë do të punojë me ngulm në vijën institucionale që ky projekt mos të realizohet dhe secili veprim që është ndërmarrë do të kërkohet të anulohet.


Dega e AAK-së në Pejë ka shqyrtuar projektin e aprovuar si investim strategjik të ndërtimit të Hidrocentralit në rrjedhën e Lumbardhit të Pejës.

AAK-ja kundërshton realizimin e mundshëm të këtij projekti ngase ky projekt dëmton ambientin, florën e faunën në këtë pjesë dhe poashtu rrezikon zhvillimin e turizmit si degë strategjike të zhvillimit ekonomik të Komunës së Pejës.

Përmbushja e nevojave për energji që ka vendi ynë tashmë po bëhet realitet me investimin në Termocentralin Kosova e Re, ndërsa përmbushja e kritereve që duhet të realizoj Kosova për energji të ripërtërishme tashmë me investime në energjinë solare dhe në atë me erë vetëm që ka marrë formën e vet.

Ndërtimi i Hidrocentralit në Lumbardh në zonën e Rugovës nuk mund të arsyetohet në asnjë rrethanë ngase ky projekt nuk është jetik për qytetarët e Komunës së Pejës e në anën tjetër seriozisht dëmton ambientin dhe qëllimet strategjike të Komunës sonë.

AAK dega në Pejë do të punojë me ngulm në vijën institucionale që ky projekt mos të realizohet dhe secili veprim që është ndërmarrë do të kërkohet të anulohet.

AAK dega në Pejë fton gjithë qytetarët të kenë besim në institucionet e vendit dhe të mos shqetësohen ngase një projekt i tillë që dëmton interesat e banorëve të komunës sonë nuk do të realizohet, ”, thuhet në njoftimin zyrtar të degës së kësaj partie, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori