Johnson: Corbyn të mbështesë zgjedhjet e parakohshme

378:"TOPSHOT - Britain's Prime Minister Boris Johnson leaves 10 Downing Street, central London on October 24, 2019, after taking a political Cabinet meeting. The pound firmed against the dollar and euro on Wednesday as the European Union prepared to grant a further delay to Brexit, averting the prospect of Britain departing the bloc next week without a deal. / AFP / Adrian DENNIS 3:"AFP
Kryeministri britanik, Boris Johnson i kërkoi sot liderit të opozitës, Jeremy Corbyn, të mbështesë kërkesën e tij për zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit.
“Ka ardhur koha për Jeremy Corbyn të sillet si një njeri”, deklaroi drejtuesi konservator për Sky News,
“Të organizojmë zgjedhje më 12 dhjetor”, shtoi ai.
Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi dje se propozonte zgjedhje të parakohshme më 12 dhjetor, por organizimi i këtyre zgjedhjeve kërkon miratimin e opozitës.
Jeremy Corbyn rikonfirmoi dje në mbrëmje se partia e tij nuk do të votonte për zgjedhje të parakohshme për aq kohë sa nuk do të përjashtohet kërcënimi për një dalje pa marrëveshje./ATSH/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































