LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i Koresë së Veriut, fillon të vrapojë kur e kupton se kishte ngecur disa metra pas Kim Jong-Un (Foto/Video)

Zyrtari i Koresë së Veriut, fillon të vrapojë kur e kupton se kishte ngecur disa metra pas Kim Jong-Un (Foto/Video)

Kim Jong-Un është pritur në Vietnam me tepih të kuq derisa po zbriste nga treni i tij i “famshëm”. Lideri i Koresë së Veriut kishte përshkuar me tren plotë 2,800 milje për në Hanoi të Vietnamit, i shoqëruar nga dhjetëra truproja që e kishin rrethuar derisa ai po hynte në hotelin ku do të qëndrojë gjatë samitit të Vietnamit, me ç’rast do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump.

Por, ajo çfarë kishte tërhequr më shumë vëmendjen e qytetarëve të shumtë që kishin dalë për ta përshëndetur, ishin veturat e shumtë të blinduara që po e eskortonin rrugës për në hotel. Gjithashtu në qendër të vëmendjes ishin truprojat e tij që vraponin pas limuzinës së zezë të tipit Mercedes, brenda të cilës ishte lideri i tyre, transmeton Telegrafi.


Për shkaqe sigurie ushtria dhe policia kanë bllokuar rrugët për orë të tëra për t’i dhënë hapësirë të mjaftueshme eskortës së liderit veri-korean, ndërsa gazetarë nga e gjithë bota tashmë kanë arritur në Vietnam dhe po bëhen gati për samitin e shumëpritur mes Kim dhe Trump.

Ndërkaq një video që është duke qarkulluar në rrjetet sociale e që është filmuar nga kamerat e televizionit vietnamez VTV, shihet se si lideri i Koresë së Veriut derisa zbret nga treni i tij me ngjyrë të verdhë dhe të gjelbër, përcillet nga mbrapa nga një zyrtar i kabinetit të tij që vrapon pasi mbetet pas disa hapa.

Ky veprim i tij është përfolur shumë ku disa besonin se ai kishte ngecur disa hapa mbrapa dhe duhej patjetër të qëndronte pranë Kimit, në momentin që atij do t’i dhuroheshin lule në shenjë mirëseardhje. E për të mos mbetur me lule në dorë Kim, atij i është dashur të vrapojë pak metra për t’i qëndruar pranë “shefit”, që menjëherë pasi i pranoi lulet ia kaloi këtij zyrtari të shumëpërfolur.

Gjithashtu është interesant se si të njëjtin veprim e bënë edhe zyrtarët tjerë kur e panë se kishin mbetur prapa disa hapa dhe filluan të vrapojnë, por me hapa më të ngadaltë për të mos ua tërhequr shumë vëmendjen të pranishmëve. Megjithatë ky moment nuk mediave e në veçanti televizionit lokal VTV që e kapi këtë moment.

Në anën tjetër, presidenti amerikan Donald Trump është nisur me zyrtarët e tjerë amerikanë për në Vietnam me aeroplanin presidencial i njohur ndryshe si “Air Force One”, ndërsa zyrtarja për media në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sanders, ka postuar një fotografi të aeroplanit presidencial që kishte aterruar në Mildenhall të Anglisë për t’u rimbushur me karburant dhe për të vazhduar rrugëtimin për në Vietnam. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika
Kalo në kategori