Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj, është prezantuar nga klubi turk Hatayspor.

Gardiani prishtinas ka nënshkruar me klubin e elitës turke një kontratë tre vjeçare.


Ai është prezantuar sot në pranon e kryetarit të klubit Aydin Toksoz dhe trajnerit Volkan Demirel, duke i uruar mirëseardhje.

347611581 968279754626550 4749564926754763434 n

“Mirësevjen në familjen tonë Visar Bekaj. Klubi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Visar Bekajn, portier me eksperiencë dhe i gjatë 1.91, ndërsa më parë ka luajtur për klube si FC Prishtina dhe KF Tirana”.

“Kryetari Aydın Toksöz dhe trajneri Volkan Demirel ishin pjesëmarrës në ceremoninë e nënshkrimit’, thuhet në njoftimin e klubit.

347411927 968279611293231 263981393563415288 n

Visar Bekaj tash e sa vite është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës dhe me kalimin në Superligën e Turqisë do të hedh kandidaturën edhe si portier i parë./Telegrafi/

telegrafi sport app