LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Vëllaznimi emëron Sadat Pajazitin trajner të ri

Zyrtare: Vëllaznimi emëron Sadat Pajazitin trajner të ri

Sedat Pajaziti është zyrtarizuar gjatë ditës së diel si trajner i ri i klubit nga Gjakova, Vëllaznimi.

Vëllaznimi ishte afër inkuadrimit të Superligën e Kosovës në futboll, por u mposht në barazh në Trepça ’89.

Kështu, klubi gjakovar do të luaj edhe këtë edicion në Ligën e Parë me synimin për të arritur ngjitjen në Superligë.


Të gjitha lajmet rreth Vëllaznimit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Vëllaznimit

Në vazhdën e përgatitjes së skuadrës për të arritur objektivin, Vëllaznimi ka emëruar trajner të ri, Sadat Pajazitin.

“Sot, Klubi i Futbollit Vëllaznimi dhe trajneri i njohur Sadat Pajaziti, arritën marrëveshjen e bashkëpunimit për një vit”.

“Kështu, Pajaziti do t’i prijë skuadrës së Vëllaznimit në edicionin e garave 2019-2020”, thuhet në njoftimin e klubit gjakovar. /Telegrafi/