LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Simone Inzaghi fiton çmimin ‘Panchina d’Oro’ për sezonin 2023/2024

Zyrtare: Simone Inzaghi fiton çmimin ‘Panchina d’Oro’ për sezonin 2023/2024

Trajneri i Interit, Simone Ingazhi, ka fituar çmimin ‘Panchina d’Oro’ për sezonin 2023/2024 si njohje për rolin që pati ai në fitimin e Scudettos nga ‘Nerazzurrët’.

‘Panchina d’Oro’ është një çmim vjetor që jepet për trajnerët më të mirë në Itali në Coverciano.

Për këtë çmim fillimisht kishin votuar gazetarët, por tani ai dhurohet nga votat e trajnerëve në Itali, duke përfshirë çdo trajner professional në Serie A në Serie B në të dy gjinitë, që nga sezoni 2016/2017.


Kjo është hera e parë për Inzaghin që e fiton këtë çmim dhe e para për një trajner të Interit që prej Antonio Contes kur e fitoi në sezonin 2020/2021.

Para Contes i fundit që e kishte fituar këtë çmim ka qenë Jose Mourinho në sezonin 2009/2010.

Inzaghi e fitoi çmimin për edicionin 2023/2024 me shumicë votash (26). Gian Piero Gasperini i Atalantas përfundoi i dyti me 14 vota, teksa Vincenzo Italiani përfundoi i treti me katër vota.

Carlo Ancelotti i Real Madridit gjithashtu ka marrë çmimin për arritje jetësore.

Ky është veçanërisht një çmim I veçantë dhe nuk ka fitues të rregullt. Kanë qenë vetëm pesë fitues të mëparshëm të këtij çmimi dhe i fundit ishte Luis Vicino në vitin 2016./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona shikon

Barcelona shikon "mundësinë që nuk duhet humbur" për të nënshkruar me yllin e Liverpoolit

La Liga
Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Serie A
Zbulohen detajet e bonuseve të Lewandowskit për arritjet e Barcelonës këtë sezon

Zbulohen detajet e bonuseve të Lewandowskit për arritjet e Barcelonës këtë sezon

La Liga
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Ndërkombëtare
Kalo në kategori