LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Sigal Prishtina me trajner italian

Zyrtare: Sigal Prishtina me trajner italian

Sigal Prishtina vazhdon të riorganizohet në përpjekjeve për t’iu kthyer serive të fitoreve dhe trofeve. Pasi mori tre basketbollistë, bardhekaltrit kanë arritur marrëveshje edhe me një trajner mjaft cilësor.

Prishtinasit shumë shpejt pritet të nënshkruajnë kontratë me Marco Calvanin, i cili në kryeqytetin kosovar pritet të vjen më 20 janar.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Zëri” edhe drejtori gjeneral i Sigal Prishtinës, Florian Miftari.


Trajneri 53 vjeçar italian ka përvojë shumë të madhe, pasi ka drejtuar skuadra të njohura si: Virtus Roma, Basket Barcelona, Azzuro Napoli, Dinamo Sassari dhe së fundit Recanati.

Calvani do ta zëvendësojë në Prishtinë kroatin, Marko Sarin. Para pak ditësh Sigal Prishtina angazhoi tre basketbollistë të mëdhenj: yllin kosovar Urim Zenelajn, amerikanin Grant Johnson dhe kroatin Nenad Delic.

Prishtinasit synojnë që edicionin ta mbyllin me trofe si në Kosovë ashtu edhe në Ligën Ballkanike.

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Kalo në kategori