Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë një ndeshje miqësore në muajin qershor ndaj Lihtenshtejn. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën e Lihtenshtejnit që ky takim të zhvillohet më datë 3 qershor 2024 në Austri. Orari dhe stadiumi do të përcaktohen në ditët në vijim.
Sfidat miqësore janë në kuadër të përgatitjeve për Evropianin “Gjermani 2024”. FSHF fillimisht ka zyrtarizuar dy ndeshje miqësore që do të luhen në muajin mars ndaj Kilit (22 mars, stadiumi “Enio Tardini”) dhe Suedisë (25mars, stadiumi “Friends Arena”).
Në ditët në vazhdim, FSHF do të njoftoj edhe për biletat e ndeshjeve miqësore, duke nisur me dy sfidat e muajit marsit ndaj Kilit dhe Suedisë.
Përveç Lihtenshtejnit, FSHF po punon për të zyrtarizuar edhe një miqësore tjetër për muajin qershor. Sa i përket takimit me Lihtenshtejn, kjo do të jetë hera e katërt që dy përfaqësueset do të përballen në një ndeshje futbolli.
Në të kaluarën Shqipëria i ka fituar të tre sfidat ndaj Lihtenshtejn me rezultatin e njëjtë 2-0. Një ndeshje ka qenë miqësore dhe dy të tjera të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror.
Shqipëria do ta nisë rrugëtimin e saj në Kampionatin Evropiani “Gjermani 2024” më 15 qershor ndaj Italisë. Sfida do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”.
Katër ditë më pas, më datë 19 qershor kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Evropianit kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.
Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin detaje të reja tronditëse nga vdekja e Maradonës, ai qëndroi i vdekur në një shtëpi të pistë për më shumë se dy orë

Modric i bërtiti Mbappes gjatë ndeshjes Kroaci-Francë, por sulmuesit të Realit nuk i pëlqeu sjellja e veteranit

Edon Zhegrova identifikohet si objektivi kryesor i gjigantit italian

Skautët e Real Madridit ndoqën dy talentë të mëdhenj në ndeshjen Holandë-Spanjë

Man Utd, Liverpooli dhe Aston Villa vështrojnë yllin e Barcelonës

Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Gjenerali gjerman përjashtohet nga NATO

Pas paraqitjes së tij ndaj Shqipërisë, tifozët anglezë nuk duan që më një lojtar të ftohet te Tre Luanët

Sylvinho veçon tre lojtarë të Shqipërisë, ndërsa mbron mënyrën e lojës ndaj Anglisë

Vajza e Donald Trump Jr. është një sensacion i vërtetë: Modeste, e bukur, merret me një sport të pazakontë

Shqipëria e nis me humbje rrugëtimin drejt Botërorit 2026 – mposhtet nga Anglia