Sulmuesi Shkëlqim Vladi i është bashkuar ish klubit Aarau për pjesën e mbetur të sezonit në formë huazimi nga Lugano.

Edhe pse fillimisht dha shenja pozitive te Lugano, lëndimet e shpeshta ndikuan që Vladi të mos arrijë të gjejë vend në formacionin titullar.


Si pasojë e minutazhës së ulët, lojtari kosovar ka vendosur që të rikthehet te Aarau, me synimin e vetëm që të rikthejë formën e dikurshme.

“FC Lugano njofton se e ka huazuar Shkëlqim Vladin deri më 30 qershor 2026 me një opsion blerje nga Aarau, që renditen në pozitën e dytë në Challenge League”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Luganos.

Aarau ka të drejtën e blerjes megjithatë ende nuk ka detaje se për çfarë çmimi bëhet fjalë.

Përndryshe, Vladi disa herë ka qenë në listën rezervë të Kosovës, por kurrë nuk u ftua në ekipin A./Telegrafi/

telegrafi sport app