Raul konfirmohet si trajner i Real Madrid Castilla
Raul Gonzalez është emëruar trajner i ri i Real Madrid Castilla. Klubi ka njoftuar në faqen e tyre zyrtare, që ish sulmuesi do ta drejtojë skuadrën e dytë.
Të premten, Rualit iu dha Licenca e UEFa Pro që i lejon atij të menaxhojë ekip në çdo nivel në futbollin profesional.
Kjo ishte pengesa e fundit për 41-vjeçarin, ku pastaj u dha njoftimit zyrtar.
Me këtë vendimin, Real Madrid ruan strategjinë e tyre për t'ia dhënë besimin ish lojtarëve për të trajnuar skuadrën e dytë me shpresën për të menaxhuar përfundimisht në të ardhmen ekipin e parë.
Kjo ka ndodhur edhe me Zinedine Zidanen dhe Santiago Solarin.
Raul e zëvendësoi Manolo Diaz, të cilit iu dha detyra kur Santiago Solari u transferua në ekipin e parë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























