LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Pellegri transferohet te Monaco (Foto)

Zyrtare: Pellegri transferohet te Monaco (Foto)

Talenti i madh italian, Pietro Pellegri ka kompletuar transferimin e tij nga Genoa tek Monaco dhe është lojtari më i ri i skuadrës franceze.

16-vjeçari i talentuar italian ishte njëri nga emrat më të lakuar në Serie A rreth një kalimi tek njëra nga skuadrat e mëdha italiane.

Kjo pasi për shërbimet e tij interesim kishte shprehur Inter, Juventusi, Milani dhe Napoli.


Interi do të takohet me Genoan për transferimin e dy sulmuesve 16 vjeçar në vlerë 60 milionë euro
Lexo po ashtu Interi do të takohet me Genoan për transferimin e dy sulmuesve 16 vjeçar në vlerë 60 milionë euro

Por, Pellegri ka befasuar të gjithë pasi ka pranuar ofertën e transferimit tek skuadra e madhe franceze, Monaco.

Monaco dhe Genoa kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij, ku shifra e kësaj marrëveshje mendohet të jetë 25 milionë euro plus bonuse.

Megjithatë, Genoa ka firmosur edhe një marrëveshje ku në transferimin e radhës së talentin italian do të fitojë 10 për qind.

Thyhet rekordi i futbollit italian, debuton sulmuesi 15 vjeçar i lindur më 2001 (Foto)
Lexo po ashtu Thyhet rekordi i futbollit italian, debuton sulmuesi 15 vjeçar i lindur më 2001 (Foto)

Pellegri ka nënshkruar një kontratë të vlefshme për pesë vite, teksa mendohet se do të fitojë një milion euro në sezon.

Ndryshe, italiani i talentuar ka debutuar në Serie A me 15 vjet e 280 ditë duke thyer rekordin e gjitha kohërave të mbajtur nga Amadeo Amadei.

Rekordi i Moise Kean nuk zgjat as 24 orë, Pellegri i shënon Romës me vetëm 16 vjet (Video)
Lexo po ashtu Rekordi i Moise Kean nuk zgjat as 24 orë, Pellegri i shënon Romës me vetëm 16 vjet (Video)

16-vjeçari gjithashtu ka thyer edhe rekordin e shënuesit më të ri në kampionatin italian duke gjetur golin ndaj Romës sezonin e kaluar me vetëm 16 vjet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Barcelonës pëson lëndim të rëndë – me gjasë humbet pjesën e mbetur të sezonit

Ylli i Barcelonës pëson lëndim të rëndë – me gjasë humbet pjesën e mbetur të sezonit

La Liga
“Mbylle gojën”, presidenti i Atletico Madridit me tone të ashpra ndaj yllit të Real Madridit

“Mbylle gojën”, presidenti i Atletico Madridit me tone të ashpra ndaj yllit të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Franco Foda komenton kundërshtarin e Kosovës: Kemi studiuar lojën e tyre, shanset për kualifikim janë 50-50

Franco Foda komenton kundërshtarin e Kosovës: Kemi studiuar lojën e tyre, shanset për kualifikim janë 50-50

Përfaqësuesja e Kosovës
Caktohet data e ndeshjes Barcelona-Osasuna, blaugranasit do të kenë dy mungesa të mëdha

Caktohet data e ndeshjes Barcelona-Osasuna, blaugranasit do të kenë dy mungesa të mëdha

La Liga
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga
Foda konfirmon edhe dy mungesa të tjera të Kosovës për duelin ndaj Islandës

Foda konfirmon edhe dy mungesa të tjera të Kosovës për duelin ndaj Islandës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori