LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Pas Coutinhos, Aston Villa konfirmon edhe transferimin e Lucas Digne

Zyrtare: Pas Coutinhos, Aston Villa konfirmon edhe transferimin e Lucas Digne

Klubi anglez, Aston Villa ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Lucas Digne nga Evertoni.

Aston Villa e drejtuar nga legjenda angleze, Steven Gerrard, ka filluar me përforcime të mëdha në afatin kalimtar të janarit, pasi synon të përfundoj sa më lartë në tabelën e Ligës Premier.

Para disa ditësh, klubi anglez befasoi të gjithë duke konfirmuar arritjen e marrëveshjes së huazimit të Philippe Coutinhos nga Barcelona, ndërsa sot (e enjte) kanë konfirmuar një transferim të ri.


Fjalët e para të Philippe Coutinhos si lojtar i Aston Villas: Kam folur me Gerrard, ai më tregoi për klubin dhe ambiciet
Lexo po ashtu Fjalët e para të Philippe Coutinhos si lojtar i Aston Villas: Kam folur me Gerrard, ai më tregoi për klubin dhe ambiciet

Bëhet fjalë për mbrojtësin francez të krahut të majtë, Lucas Digne, i cili vjen nga Evertoni dhe bëhet transferimi i dytë i afatit kalimtar të janarit.

“Aston Villa është e kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Lucas Digne nga Everton”.

“Reprezentuesi francez, i cili ka përfaqësuar klube elitare të futbollit evropian si Paris Saint-Germain, Roma dhe Barcelona, ​​bëhet nënshkrimi ynë i dytë i afatit kalimtar të janarit”, thuhet në njoftimin e Aston VIlla.

Shifrat e transferimit nuk janë bërë zyrtare, por Aston Villa thuhet se ka paguar 25 milionë funte apo rreth 30 milionë euro për transferimin e francezit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Sport
Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Premier League
Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

La Liga
“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

Ndërkombëtare
Chelsea në kontakt të rregullt me agjentin e yllit të Barcelonës

Chelsea në kontakt të rregullt me agjentin e yllit të Barcelonës

Ndërkombëtare
Dalin pamjet: Shikoni se si Gavi festoi në fytyrën e yllit të Real Madridit pas triumfit në ‘El Clasico’

Dalin pamjet: Shikoni se si Gavi festoi në fytyrën e yllit të Real Madridit pas triumfit në ‘El Clasico’

Ndërkombëtare
Kalo në kategori