Zyrtare: Nagatomo zgjat kontratën me Interin (Foto)

Interi ka konfirmuar se i ka vazhduar kontratën mbrojtësit japonez Yuto Nagatomos deri më 30 qershor 2019.
“Interi iu konfirmon se i ka vazhduar kontratën Yuto Nagatomos deri më 30 qershor 2019”, thuhet në njoftimin e Interit.
Nagatomo deri më tani ka 172 paraqitje për Nerazzurët, ndërsa ka shënuar 11 gola.
Kujtojmë se 28-vjeçari në radhët e skuadrës së Interit ka kaluar nga Cesena.

Nga
Telegrafi
08/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































