Milan e ka konfirmuar se mbrojtësi Mateo Musacchio do të jetë jashtë deri në dy muaj pas një lëndimi në gju.

Musacchio ra rëndë në tokë pas një përplasjeje me shokun e skuadrës Franck Kessie gjatë barazimit 1-1 me Real Betis të enjten.


Stafin mjekësor u fut në fushë pasi lojtari ka humbur shkurtimisht vetëdijen.

GettyImages 1059287158 Mateo Musacchio . (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Megjithatë, Rossonerët në faqen zyrtare kanë lajmëruar lëndimin e lojtarit.

"Mateo Musacchio ka pasur një goditje në gjurin e tij të djathtë, duke rezultuar me një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar”.

GettyImages 1059242992 Mateo Musacchio në ndeshje me Real Betisin . (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

“Kjo kërkon trajtim prej 6 deri në 8 javës", thuhet në njoftimin e klubit.

Milani ka shumë dëmtime për ndeshjen me Juventusin. /Telegrafi/

telegrafi sport app